ÇERTIFIKATA DHE SHËNDETI

Që nga prilli 2008, të gjitha prodhimet e pambukut guror të Knauf Insulation të cilat vijnë nga fabrikat në Regjion; Surdulicë e Novi Marof, mbajnë shenjën EUCEB. EUCEB (European Certification Board for mineral wool products) sigurin konfirmimin e trupit të pavarur me të cilin garantohet që prdhimet nga pambuku mineral kënaqin kriteret për materiale jo-kancerogjene. Projektantë, kryes punimesh, pronarë dhe shftrytëzues banesash si dhe opinioni i gjërë tani mund të jenë plotësisht të sigurtë në rregullsinë e produkteve të Insulation.

 

PYETJET MË TË SHPESHTA QË KANË TË BËJNË ME SHËNDETIN E NJERIUT

A është pambuku guror i dëmshëm për njeriun?

FPër shumë vite pambuku guror ka qenë temë e studimeve të ndryshme dhe shqyrtimeve rreth ndikimit në shëndetin e njeriut. Për këtë arësye, këto produkte verifikohen nga organizata ndërkombëtare shëndetësore dhe grupe të ekspertëve për aspektin e dëmtimit të shëndetit të njeriut. Sipas këtyre hulumtimeve, këto produkte janë klasifikuar në grupin e produkteve që nuk janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Kjo është vërtetuar zyrtarisht edhe në mbledhjen e IARC (International Agency for Research on Cancer), të mbajtur me 9-16. tetor 2001 në Lion, Francë, me ç'rast pambuku mineral, e me këtë edhe ai guror është klasifikuar në „Grupin 3“, respektivisht materiale që nuk janë kancerogjenë.

 

A ekziston rrezik për punëtorët gjatë prodhimit dhe montimit të pambukut guror?

Rezultatet e shumë hulumtimeve nuk tregojnë ndonjë lidhje në mes ekspozimit të fijeve të pambukut guror dhe rritjen e rrezikut të sëmundjes së mushkërive. Gjatë prodhimit krijohen fije me shkallë të lartë të zbërthimit biologjik, të cilat nuk janë të dëmshme për çelizat njerëzore. Pas thithjes eventuale të grimcave të pambukut guror, organizmi i qet jashtë ato, ose tretjes nga ana e lëngjeve trupore.

 

A paraqesin fijet problem pas vendosjes së izolimit?

Ekzistojnë shumë dyshime rreth sasisë së fijeve të pambukut guror në hapësirat për qëndrim të njerëzve pas montimit të instalimit. Ja disa fakte qenësore:

· Pasi të jetë montuar, pambuku guror nuk liron fije në ajër; matjet që janë bërë në objekte të izoluara tregojnë se sasia e fijeve në ajër është aq e madhe, sa shpeshherë fare nuk mund të maten.

· Fijet e pambukut guror nuk mund të gjenden as në mushkëritë e banorëve. Mund të përfundohet se niveli i fijeve në ajër është shumë i vogël dhe, edhe po të ndodhte që ne t'u ekspozohemi fijeve, ato nuk mbesin në mushkëri aq gjatë sa për të qenë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

 

Irritimi i lëkurës?

Disa njerëz ndjejnë „kruarje“ të përkohshme pas manipulimit me pambuk guror. Kjo „kruarje“ paraqet reaksion mekanik e jo kimik në fije të vrazhdta e të mëdha të pambukut guror dhe zakonisht ndërprehet pasi t'u jemi ekspozuar fijeve dhe/ ose t'i kemi larë duart me vrushkull të fortë uji. Nuk rekomandohet të fërkohet dhe të kruhet vendi i irituar.

 

Irritimi i fytit dhe syve?

Irritimi eventual i  aparatit të epërm respirator dhe syve është i njëjtë si në rastin e pluhurit të origjinës së ndryshme. Pas ekspozimit të mundshëm fijeve të pambukut guror është e nevojshme të dilet në ajër të freskët, të shpërlahet fyti dhe sytë me ujë të bollshëm. Nëse irritimi nuk ndërpritet të konsultohet mjeku.