Fasada kontaktuese me pambuk guror

News posted on 27.12.2012 on Insulation and Products

Termofasada nga pambuku guror

Sot secili pronar shtëpie kujdeset për paranë KWh e harxhuar dhe tash nuk shtrohet pyetja se A DUHET IZOLUAR SHTËPIA APO JO, por SA IZOLIM duhet përdorur për të qenë efiçient në pikëpamje energjetike, resp. Për të zvogëluar energjinë për ngrohje dhe ftohje, dhe rrjedhimisht edhe lartësinë e faturës?

 

Shtëpia e ëndrrave?

Banori i rëndomtë i Kosovës jeton në shtëpi të paizoluar, në objekt që nuk ka kurrfarë fasade, Gjatë vitit në lëkurën e tij ndjen së paku një nga pesë simptomet në vijim:

  1. Ndjenjën e nxehtësisë së pamjaftuar në hapësirën që nxehet shumë gjatë dimrit
  2. Ftohjen e shpejtë të shtëpisë kur të ndalet ngrohja
  3. Vapë e padurueshme në hapësirë gjatë verës
  4. Lagështia, kondenzimi dhe myku në çarje dhe në kënde
  5. Çarje në mure dhe në suva

 

Fasada kontaktuese me pambuk guror

Në rast se keni gjetur veten në situatat e mësipërme, është koha të dini 5 arësyet e forta përse keni nevojë izolimi termik i shtëpisë me pambuku guror:

  1. PAMBUKU GUROR “shëron” të gjitha 5 simptomet e cekura më lartë! Muret tuaja marrin frymë dhe nuk kanë lagështi!
  2. PAMBUKU GUROR zvogëlon harxhimin e energjisë elektrike për ngrohje dhe ftohje dhe ju kursen paranë e investimi kthehet pas 4 – 5 viteve! 
  3. PAMBUKU GUROR mbron mekanikisht ndërtesën dhe zgjat qëndrueshmërine si dhe mbron nga zhurma!
  4. PAMBUKU GUROR nuk digjet dhe nuk ndikon në mikroklimën e shëndoshë të shtëpisë suaj!
  5. PAMBUKU GUROR është material tërësisht natyror, jetëgjatë dhe i pandryshuar; mund të riciklohet kurse me përdorimin e tij mbrojmë mjedisin!