Raporti i ri i kompanisë Knauf Insulation

News posted on 16.12.2014 on Corporate and Events and Others

Raporti i ri i kompanisë Knauf Insulation për qëndrueshmërinë i feston arritjet epokale


Prej vitit 2010, kompania Knauf Insulation e ka zvogëluar sasinë e mbeturinave të cilat deponohen në deponi për afro 50%, e ka reduktuar konsumin e energjisë për 14% dhe i ka zvogëluar emetimet e CO2 për 12%, siç mund të shihet nga raporti i saj epokal për qëndrueshmërinë për vitin 2014, të cilin mund ta shkarkoni këtu.

Raporti është publikuar në muajin dhjetor dhe është raporti i pestë me radhë i këtij lloji prej kohës kur kompania i ka përcaktuar objektivat ambicioze afatmesme të saj në aspektin e qëndrueshmërisë për vitin 2020, duke përfshirë deponimin zero të mbeturinave në deponi, reduktimin e konsumit të energjisë për 20% dhe zvogëlimin e emetimeve të CO2 për 20%.

 

"Tani ndodhemi në seksionin e mesëm të rrugës sonë drejt qëndrueshmërisë dhe unë jam jashtëzakonisht krenar për atë që kemi arritur”, ka thënë drejtori gjeneral i kompanisë, Tony Robson. „Ne si kompani vazhdimisht po zgjerohemi në territore të reja, dhe fal përpjekjeve të mëdha e të gjithë të punësuarve në Knauf Insulation do të vazhdojmë të lëvizim drejt arritjes së objektivave tona për vitin 2020.

Përmes intervistave dhe studimit të rastit nga praktika, raporti Izolimi është i rëndësishëm në vetën e parë paraqet tregimet për arritjet kyçe të kompanisë, dhe tregon inovacionet të cilat e kanë fronëzuar kompaninë Knauf Insulation si pionierin e qëndrueshmërisë në industrinë e materialeve izoluese

ŠPërveç kësaj, përmes bisedave me njerëzit e rëndësishëm – pronarët e shtëpive, instaluesit dhe njerëzit me ndikim në botë – raporti Izolimi është i rëndësishëm gjithashtu hulumton se si renovimi jo vetëm që kursen energjinë dhe paratë, por e ka edhe fuqinë për t’i transformuar jetët.

"Raporti ynë i pestë për qëndrueshmërinë është shumë i ndryshëm dhe përmban më shumë detaje rreth progresit tonë në fushën e qëndrueshmërisë se kur më parë. Por mesazhi ynë mbetet i njëjtë. Tani është koha për kursimin e energjisë, më shumë se kurdoherë më parë”, tha Tony Robson.


 

Pjesët kyçe të raportit përfshijnë këto çështje: 

  • Se si Knauf Insulation inspiron mënyrat e reja të avancimit të sigurisë në punë, si dhe çfarë mund të mësohet nga njerëzit të cilët punojmë më gjatë se të tjerët në kompani;
  • Lajmet më të reja nga fabrikat e Knauf Insulation (duke përfshirë rëndësinë e akvizicioneve tona të kohëve të fundit në SHBA); çfarë bëjmë për t’i mbështetur komunitetet tona dhe si ekipet tona për marrëdhëniet me publikun e mësojnë botën se energjia më e mirë është energjia e cila kursehet;
  • Raportin e detajuar në lidhje me atë përse duhet ta ndërpresim mjerimin e varësisë nga energjia (duke përfshirë një intervistë ekskluzive me njërin nga profesorët udhëheqës për ndryshimet klimatike në Kombet e Bashkuara), si dhe për çfarë arsye zhvillimi i mbrojtjes kundër zjarrit duhet të jetë në majën e prioriteteve për secilin politikan;
  • Suksesin e zgjidhjes sonë unike Urbanscape e cila është dëshmuar si inspirim për të gjithë botën, prej kulmeve të gjelbra të Evropës e deri te peizazhet shkretinore të Lindjes së Afërt.