KI rrjeta e qelqit për armim

KI rrjeta e qelqit për armim

Ku mund të blej?

Distributerët

KI rrjeta e qelqit për armirim përdoret për punimin e shtresës së armuar në sistemet ETICS me pambukun guror.

Cilësia e lartë sigurohet nga qëndrueshmëria alkale dhe forca jashtëzakonisht e madhe në tërheqje prej mbi 2200 N/ 5 cm me peshë prej 145 g/m2.


Montimi

Rrjeta e qelqit për armim është pjesë përbërëse e sistemit ETICS të fasadës.

Funksioni kryesor është armimi i shtresës së ngjitësit e cila  aplikohet mbi materialin termoizolues të vendosur. Mbivendosja minimale e rrjetes së qelqit është 10 cm.

Për udhëzimet e detajuara për mënyrën e montimit dhe kushtet e kërkuara për montimin mund të informoheni në udhëzimet teknike të prodhuesit të komponentëve kryesor të sistemit ETICS.


Paketimi dhe magazinimi

Paketimi në rulona të cilat janë me dimensione 50*1 m (50 m2). Rulonat janë të paketuar në kuti të cilat përmbajnë 33 rulona. Të ruhet në vend të thatë, të mbrohet nga lagështira dhe veprimi intensiv i rrezeve UV.

Në vend të mbyllur mund të ruhen për kohë të pacaktuar.

 

Shkoni në krye