Tipel - KI LMX Ø10

Tipel - KI LMX Ø10

Ku mund të blej?

Distributerët

KI LMX është tipel goditës me termondërprerje, me pjesën plastike për montim dhe me kunjin e zinkuar të çelikut.

Është i dedikuar për fiksimin shtesë të pllakave termoizoluese në sistemet ETICS, nëse baza e murit është betoni, tulla e plotë apo me vrima, blloqet argjilore, betoni poroz dhe materialet e ngjashme (llojet e materialeve A, B, D, E në përputhshmëri me ETAG 014).

Diametri i kokës së tiples (upes) është 60 mm.


Montimi

Të dhënat për numrin e nevojshëm të tiplave (upave) dhe renditjen e tyre varen nga materiali izolues i përdorur, pozita dhe lartësia e objektit dhe përshkruhen nga prodhuesi i sistemit të fasadës kontaktuese.

Trashësitë e rekomanduara të izolimit iu referohen objekteve të  reja, kurse për objektet ekzistuese duhet të merren në konsideratë dhe të përfshihen trashësitë e shtresave ekzistuese në sipërfaqen e fasadës. Tiplat (upat) në vrimat e shpuara paraprakisht gozhdohen me çekiç apo vidhosen në materialin izolues.


Paketimi dhe magazinimi

Paketimi në kuti (200 copa). Kutitë e paketuara në paletë duhet të ruhen në vend të  thatë, të mbrohen nga lagështira dhe veprimi intensiv i rrezeve UV.

Në vend të mbyllur mund të ruhen për kohë të pacaktuar.

 

Shkoni në krye