Çka është pambuku mineral guror dhe si krijohet?

 

Për dallim nga llojet tjera të materialeve izoluese, pambuku  guror është i vetmi material termoizolues i cili në të njëjtën kohë objektit i siguron mbrojtjen termike, akustike dhe kundër zjarrit. 

Izolimi nga pambuku guror siguron kursim energjie, dhe paratë që i keni investuar do t’ju kthehen brenda disa vitesh – gjë që e bën kthimin e investimit tuaj të shkëlqyeshëm!

Me ndihmën e teknologjisë më moderne, Knauf Insulation prodhon spektër të gjërë të prodhimeve nga pambuku guror i kualitetit superiori për përdorimet më të ndryshme: kulme të rrafshta dhe të pjerrëta, mure të jashtme, të brendshme dhe ndarëse, dyshemeve në tokë dhe në ndërkate. 

 

Knauf Insulation pambuku guror është rezistente ndaj ujit, lëshon avullin, e qëndrueshme në kemikalje dhe mikroorganizma, e qëndrueshme, nuk favorizon zhvillimin e baktereve dhe mykut dhe mund të reciklohet. 

Pambuku mineral guror është material izolues me prejardhje joorganike për izolim termik dhe akustik dhe mbrojtje kundër zjarrit në ndërtimtari, industri dhe anijendërtimtari. Si lëndë e parë për prodhimin e pambukut guror përdoret: guri me origjinë vullkanike (diabaz dhe dolomit, në masë më të vogël edhe bazalti) dhe të ashtuquajturit brikete (të cilët fitohen me përpunimin e mbeturinave të procesit teknologjik duke shtuar cedent – me këtë riciklim arrihet cikli i mbyllur i riciklimit dhe mbeturinave).

1. Bashkëdyzimet kryesore kimike që hyjnë në përbërjen e materialeve të cekura sipër janë oksidet e siliciumit, aluminit, kalciumit, magneziumit dhe hekurit. Këto materiale sipas recepturës së veçantë dozohen në furrën me kupolë ku shkrihen në temperaturën prej 1300 ºC. Si lëndë për shkrirjen e materialeve përdoret koksi. Si energent shtesë përdoret nafta, e cila shërben për djegjen e gazrave. 

2. Me sistemin më bashkëkohor për pastrimin e gazrave të tymosur, pluhuri dhe monoksidi i karbonit eliminohen plotësisht, kurse pjesa më e madhe e energjisë kthehet prapa në procesin e prodhimit. Masa e fituar gjatë shkrirjes në furrën me kupolë, në mënyrë të kontrolluar dërgohet në rrotat e centrifugës ku bëhet tërheqja e masës në fije. Rrotat e centrifugës e thejnë masën në pikëza; përmes rrotave futet ajri nën presion i cili pikat e krijuara i tërheq në fije. Fijet fryhen nëpër një mjegull të elementeve lidhëse duke arritur në hapësirën bashkuese dhe kështu krijohet filci primar i pambukut guror. 

 

 

Filci primar para hyrjes në komorën polikondenzuese

3. Me pastaj filci primar vjen deri në sistemi për shtresimin e pambukut – i ashtuquajturi sistem lavjerrësi, i cili mundëson fitimin e karakteristikave të shkëlqyeshme izoluese, meqë mundëson shpërndarjen e njëjtë të fijeve dhe shkallë të lartë të ndërlidhjes së tyre (duke krijuar më shumë vende për “ndalim të ajrit” që është një prej kushteve primare për funksionimin e materialit izolues).

4. Në komorën polikondenzuese bëhet procesi i polikondnzimit apo formësimit të lidhësve, të cilët duke bërë lidhjen e fijeve japin karakteristikat teknike të produktit. Ky proces kryhet në 270ºC duke avulluar ujin dhe forcuar lidhësit që janë shtuar në fazën e tërheqjes së fijeve. Të gjitha gazrat e tymosura digjen dhe pastrohen, duke përmbyllur rrethin e lirimit të gazrave të tymosura. 

 

 

Hyrja e filcit në komorën polikondenzuese

5. Pas Gomorës bëhet prerja në dimensione të kërkuara, palosja dhe paketimi i produkteve finale. 

Prerja e pllakave në dimensione të kërkuara

 

Procesi i tërë i prodhimit dhe rrethi i mbyllur i riciklimit

Për më shumë detaje për secilin produkt veç e veç, klikoni menynë në anën e majtë.