Karakteristikat krahasuese të pambukut guror dhe qelqor

PAMBUKU GUROR OSE AI QELQOR?

Kushtet teknike dhe normativat, si dhe shfrytëzuesit e objekteve me kërkesa gjithnjë e më të medha, diktojnë nevojën e përdorimit të materialeve më kualitative në procesin e ndërtimit. Është shumë me rëndësi që hapësira në të cilën jetojmë të ofrojë ngrohtësinë e duhur dhe komoditetin akustik, e njëkohësisht edhe sigurinë nga zjarri. Pra, qysh në fazën e projektimit duhet pasur vëmendjen e veçantë në zgjedhjen e materialit izolues.

 

Knauf Insulation është  kompani që ju ofron zgjedhje kualitative falë veçorive kulminante të prodhimeve tona, materialeve izoluese nga pambuku guror dhe gëlqeror. Edhepse në tregun tonë të dy materialet – pambuku – gjenden në treg tashmë një kohë të gjatë, ende ka paqartësi rreth ngjashmërive dhe dallimeve të tyre, fushën e përdorimit, pejardhjen.

 

 

Jemi në pozitë unike t’ua ofrojmë të dy materialet – kjo na e jep autoritetin që secilit blerës ti japim këshillë të paanshme dhe objektive: ku, si dhe përse të përdoret njëri nga këto dy materiale.

 

Rreth materialeve

Edhe pambuku guror, edhe ai qelqor bëjnë pjesë në grupin e pambuqeve minerale – për shkak të prejardhjes së tyre minerale:

 

  • Pambuku guror krijohet nga guri me origjinë vullkanike – dolomiti, dijabazi dhe bazalti
  • Pambuku qelqor krijohet nga fijet e qelqit dhe rërës

 

Proces i prodhimit është i ngjashëm: lëndët e para shkrihen në temperatura të larta, fitohet „lava“ e cila përmes cilindrave centrifugalë tërhiqet në fije të holla të cilat shtresohen në filc nga i cili me përpunime shtesë krijohet produkti final – pllaka gurore, respektivisht rolne të pambukut qelqor.

Karakteristikat krahasuese të materialeve

Pambuku guror Pambuku qelqor
  • Fije të shkurta
  • Dendësi më e madhe të produktit prej 30 deri 200kg/m3
  • Fortësi e lartë në shtypje
  • λ në kufinjtë prej 0.035 deri 0.039w/mK
  • Absorber i shkëlqyeshëm i energjisë akustike
  • Material që nuk digjet, klasa e mosdjegjes A1
  • Temperatura maksimale e punës 750°C
  • Rezistencë më e lartë ndaj zjarrit
  • Temperature e lartë e shkrirjes, mbi 1000°C
  • Elasticitet më i ulët i materialit
  • Fortësi e ulët në tërheqje
  • Shumë rezistente në dëmtimet eventuale mekanike gjatë përdorimit
  • Fije të gjata
  • Dendësi më e vogël të produktit prej 11 deri 45 kg/ m3
  • Fortësi e ulët në shtypje
  • λ në kufinjtë prej 0.032 deri 0.044w/mK
  • Absorber i shkëlqyeshëm i energjisë akustike
  • Material që nuk digjet, klasa e mosdjegjes A1
  • Temperatura maksimale e punës 230°C
  • Rezistencë më e ulët ndaj zjarrit
  • Temperature më e ulët e shkrirjes, rreth 700°C
  • Elasticitet i lartë i materialit
  • Fortësi e lartë në tërheqje
  • Shumë rezistente në dëmtimet eventuale mekanike gjatë përdorimit
 
 

 

 

Nga karakteristikat e materialeve të cekura më lartë mund të përfundojmë se pambuku guror dhe ai qelqor ofrojnë:

 

  • Izolim termik
  • Izolim akustik
  • Mbrojtje kundër zjarrit
  • Qëndrueshmëri të gjatë (sa edhe kohëzgjatja e objektit)
  • Rezistencë ndaj ujit por lëshojnë avullin (hapësirat „marrin frymë“)
  • Qëndrueshmëri ndaj mikroorganizmave dhe kemikaljeve
  • Pajtueshmëri ekologjike

 

 

Kur është më mirë të përdoret pambuku guror?

 

  • Kërkesat e larta kundër zjarrit

Për shkat të strukturës së saj dhe pikës së lartë të shkrirjes (mbi 1000 C°), pambuku guror është ideale si mbrojtje kundër zjarrit-funksioni i materialit kundër zjarrit është të mbrojë konstruksionin nga dëmtimi në rast të zjarrit, si dhe të mundësojë evakuimin e njerëzve nga objektet (p.sh. muret e jashtme dhe të mbrendshme, konstruksionet e çëlikut..). Pambuku guror nuk krijon flakë (klasa më e lartë e mosndezjes-A1), kështuqë pengon shtririjen e zjarrit dhe nuk emeton gazëra të dëmshme, të cilët janë shkaktarë të vdekjeve në 89% të rasteve!

 

 


  • Temperaturat e larta të punës

Pambuku guror ka temperaturë shumë të lartë të punës(deri 750°C), duke e bërë mbrojtje ideale kundër nxehtësisë dhe kundër zjarrit në temperatura të larta (në stabilimentet industriale, izolim të furrave dhe gypave)

  • Konstruksione të lehta

Mbrojtja kundër nxehtësisë në kohën e verës (p.sh. kulmet e pjerrëta me bartës linjorë: transverzale dhe brinjë). Kur të konsiderohet komoditeti në verë, materialet më të mira termoizoluese janë ata që shmangin kalimin e nxehtësisë nga ambienti i jashtëm në brendësi të objektit, respektivisht materialet me inercion të lartë termik. Inercioni termik paraqet sasinë e nxehtësisë të cilën materiali mund të akumulojë dhe është në proporcion me dendësinë e materialit, resp. dendësi më e madhe e materialit – inercion më i madh termik.

  • Fortësi e lartë në shtypje

Kjo veçori vjen në shprehje në vendet që u nënshtrohen shtypjes së lartë (dyshemetë, kulmet e rrafshta). Për shkak të strukturës dhe dendësisë së madhe, pambuku guror do t’i përmirësojë performansat e dyshemesë dhe kulmit, duke mos humbur veçoritë e izolimit termik dhe akustik.

 

 

Pajtueshmëria ekologjike e materialit

Si pambuku guror edhe ai qelqor posedojnë çertifikata për mosdëmtimin e shëndetit të njeriut – EUCEB (European Certification Board for Mineral Wool Producers), të cilat konfirmojnë vertetimin e një trupi të pavarur, me të cilin garantohet se produktet nga pambuku mineral kënaqin kriteret për materiale jokancerogjene. Vëmendja në rritje e vendeve të zhvilluara për humbje të energjisë dhe ngrohjes globale, ka vendosur në plan të parë nevojën për kursim të energjisë. Për arësye se ndërtesat janë identifikuar si harxhuesit më të mëdhenj të energjisë (40% nga harxhimi i gjithëmbarshëm, kurse në Serbi 47%), gjithnjë e më shumë po kthehet vëmendja tek bilansi energjetik i tyre, si gjatë ndërtimit të objekteve të reja, ashtu dhe në projektet e renovimit. Izolimi nga pambuku guror ose qelqor është zgjidhja më e shpagueshme dhe më e gjatë për të kursyer energjinë në banesa. Muret, dyshemetë, tavanet e izluara mirë sigurojnë temperaturë të këndshme verës dhe dimrit, pakësojnë nevojën për ngrohje dhe ftohje, me çrast harxhimin e energjisë e ulim në minimum. Izolimi i montuar një herë është kursim i përhershëm – sepse zgjatë sa vetë objekti.

 

EUCEB guror.pdf [48KB]

EUCEB qelqor.pdf [77KB]