Koha për kursimin e energjisë

 

Efiçienca energjetik

Mësoni përse izolimi është faktori më i rëndësishëm në kursimin e energjisë elektrike në objekte.

 

Mënyra moderne e të jetuarit na bën plotësisht të varur nga energjia. Harxhimi në rritje i lëndëve djegëse fosilore – siç janë nafta, thëngjili, gasi – kanë efekt dramatik në emisionin e gasrave të dëmshme në ajër.

Sidoqoftë, rezervat e thëngjillit, gasit dhe naftës janë të kufizuara, kurse në disa vende para shterrjes.

Kombinimi i rritjes së harxhimit të burimeve energjetike dhe oferta e kufizuar, rezultojnë në rritjen konstante të çmimeve.

Vendet nëshkruese të protokolit të Kyotos tentojnë të zvogëlojnë emisionet e CO2 për 8% deri 2012. Tani po punohet për marreveshjen e post-Kyotos, me qëllim që, përveç tjerash të zvogëlohet rritja globale e temperaturës në 2 gradë.

 

 

 

Kush dhe si harxhon energji?

Në Evropë për ngrohje dhe ftohje harxhohen rreth 40% e energjisë së përgjithshme.
Çka mund të bëjmë, në mënyrë që shtepitë tona dhe zyret të ndërprejnë harxhimin e kotë të energjisë?
 
 

T’i ndërrojmë shprehitë tona: është koha për kursim të energjisë!

 

Efektin më të madh të kursimit të energjisë e mbërijmë me efiçiencën energjetike nëpër objekte. 

 

 
Si?
 

Në efiçiencën energjetike mund të kontribuojmë në disa mënyra: përdorimin e poçave eficientë, ndërrimin e dyerve dhe dritareve të vjetra etj.

 

Megjithatë, zgjedhje e qëndrueshme për kursimin e energjisë është montimi i termoizolimit

 

Me montimin e pambukut guror për termoizolim në objektin tuaj:

  • Zvogëloni nevojën për ngrohje dhe ftohje
  • Kurseni energjinë, e me këtë edhe paranë
  • Duke kursyer energjinë e ruani ambientin
  • Ruheni nga zhurma dhe zjarri
  • Siguroni kthimin e shpejtë të investimeve
  • E rritni përjetësisht komoditetin e hapësirës dhe vlerën e tij

 

Linqe të nevojshme:

 

www.eurima.com www.energyobserver.com
www.thinkinsulation.com http://www.mem.gov.rs/
http://www.seea.gov.rs/ http://www.aers.org.rs/