Homeseal LDS 0.02

Homeseal LDS 0.02

Ku mund të blej?

Distributerët

Homeseal LDS 0.02 është membranë treshtresore hidroizoluese. Prodhohet me shtypjen e nxehtë të tekstilit të paendur të polipropilenit me filmin difuz.

Membrana riciklohet në tërësi.

Homeseal LDS 0.02 mund të përdoret si membranë kontaktuese ose jokontaktuese e nënçatisë e përshkueshme nga avulli në konstruksionet e pjerrëta të kulmit pa bazë drunore. Struktura e membranës siguron papërshkueshmërinë shumë të mirë nga uji. Përshkueshmëria ekstreme nga avulli mundëson ventilimin e mirë dhe e mban konstruksionin e drurit të thatë në të gjitha kushtet klimatike.

Homeseal LDS 0.02 mundëson difuzionin e avullit nga konstruksioni dhe në të njëjtën kohë mbron konstruksionin nga shiu dhe bora. LDS 0.02 nuk kalbet, është rezistent ndaj mykut dhe ndaj dëmtuesve, si dhe nuk është i dëmshëm për shëndetin.

Homeseal LDS 0.02 mund të përdoret edhe në konstruksionet vertikale të mureve si mbrojtje nga era.

 

Montimi

Para montimit të Homeseal LDS 0.02 duhet të sigurohet që sipërfaqja, e cila mbulohet, të jetë e fiksuar fortë, e pastër, e thatë dhe e lëmuar. Homeseal LDS 0.02 vendoset drejtpërdrejtë mbi brinjët, lidhet me gozhda të pandryshkshëm me kokë të rrafshët ose me stapler. Distanca në mes qeprave nuk duhet të tejkalojë 1 m.

Membrana lidhet me konstruksionin me kundër-qeprat me trashësi 25mm. Qeprat e nënmbulesës lidhen me kundër-qepra. Hapësira ndërmjet membranës dhe mbulesës mundëson rrjedhjen e ujit mbi membranë.

Nëse Homeseal LDS 0.02 përdoret në konstruksionin me qepra të impregnuara kimikisht ose me kundër-qepra, Homeseal LDS 0.02 mund të montohet atëherë kur impregnimi është plotësisht i thatë.

Homeseal LDS 0.02 vendoset lehtësisht e shtrënguar, e rrafshët dhe pa rrudha. Numri i palosjeve duhet të zvogëlohet në minimum me përdorimin e rollnes së plotë të folisë. Palosjet duhet të jenë të gjera minimum  150mm. Palosjet duhet të lidhen me shiritin Homeseal LDS Solifit. Duhet të shmanget mbërthimi i palosjeve me ngjitësin PVC. Duhet pasur kujdes që vrimat për shtresën e ventiluar të mos të mbyllen ose bllokohen.

 

Dimensionet

Gjerësia e rollnes Gjatësia e rollnes Sipërfaqja e rollnes Pesha e rollnes Paketimet e rollnave në paletë
[m] [m] [m2] [kg] [copë]
1.5 50 75 7.5 30

 

Paketimi dhe deponimi

Një paletë mban 30 rollna dhe secila rollne është e paketuar në foli të polietilenit.

Rollnat ruhen horizontalisht, mbi sipërfaqe të pastër dhe të rrafshët, pa ekspozim ndaj rrezatimit UV.

 

Shkoni në krye