Homeseal LDS 0.04

Homeseal LDS 0.04

Ku mund të blej?

Distributerët

Homeseal LDS 0.04  përbëhet nga dy shtresa të pëlhurës nga polipropileni të presuar dhe shtresa mikroporoze ndërmjet pëlhurave që e bënë folinë të jetë e përshkueshme nga avulli dhe të papërshkueshme nga uji.

Riciklohet në tërësi.

Sipërfaqja e epërme e folisë është gri, ndërsa shtresa e poshtme është e bardhë. Dizajne tjera prodhohen sipas porosisë. Dizajni i veçantë i Homeseal LDS 0.04 siguron rezistencë të shkëlqyeshme ndaj shiut.

Përshkueshmëria jashtëzakonisht e lartë e avullit të ujit mba konstruksionin e çatisë të thatë dhe të ventiluar në të gjitha kushtet e motit. Homeseal LDS 0.04 është një foli shumë e dobishme kur përdoret si bazë difuze e pafiksuar ose e fiksuar në konstruksionin e çatisë të pjerrtë.

Materiali, nga i cili prodhohet Homeseal LDS 0.04 është i tillë që këtë foli e bën të përshtatshme për mbulimin e konstruksioneve të drurit të çatisë, kurse karakteristikat e saj fenomenale të zgjatjes pamundësojnë çarjen e lehtë dhe zvogëlojnë rrezikun nga dëmtimet nga shkelja gjatë montimit. Nuk është e domosdoshme shtresa e ajrit ndërmjet Homeseal LDS 0.04 dhe termoizolimit ose bazës së drurit. Homeseal LDS 0.04 nuk kalbet, është rezistent ndaj mykut dhe ndaj dëmtuesve.

 

Montimi

Para montimit të HomesealLDS 0.04 duhet të sigurohet që sipërfaqja, e cila mbulohet, të jetë e fiksuar fortë, e pastër, e thatë dhe e lëmuar. Homeseal LDS 0.04 vendoset drejtpërdrejtë mbi brinjët, lidhet me gozhda të pandryshkshëm me kokë të rrafshët ose me stapler. Distanca në mes qeprave nuk duhet të tejkalojë 1 m.

Membrana lidhet me konstruksionin me kundër-qeprat me trashësi 25mm. Qeprat e nënmbulesës lidhen me kundër-qepra. Hapësira ndërmjet membranës dhe mbulesës mundëson rrjedhjen e ujit mbi membranë.

Nëse Homeseal LDS 0.04 përdoret në konstruksionin me qepra të impregnuara kimikisht ose me kundër-qepra, Homeseal LDS 0.04 mund të montohet atëherë kur impregnimi është plotësisht i thatë.

Homeseal LDS 0.04 vendoset lehtësisht e shtrënguar, e rrafshët dhe pa rrudha. Numri i palosjeve duhet të zvogëlohet në minimum me përdorimin e rollnes së plotë të folisë. Palosjet duhet të jenë të gjera minimum 150mm. Palosjet duhet të lidhen me shiritin Homeseal LDS Solifit. Duhet të shmanget mbërthimi i palosjeve me ngjitësin PVC. Duhet pasur kujdes që vrimat për shtresën e ventiluar të mos të mbyllen ose bllokohen.

 

Dimensionet

Gjerësia e rollnes Gjatësia e rollnes Sipërfaqja e rollnes Pesha e rollnes Paketimet e rollnave në paletë
[m] [m] [m2] [kg] [copë]
1.5 50 75 11.5 30

 

Paketimi dhe deponimi

Një paletë mban 30 rollna dhe secila rollne është e paketuar në foli të polietilenit.

Rollnat ruhen horizontalisht, mbi sipërfaqe të pastër dhe të rrafshët, pa ekspozim ndaj rrezatimit UV.

 

Shkoni në krye