Homeseal LDS 0.04 UV

Homeseal LDS 0.04 UV

Ku mund të blej?

Distributerët

Homeseal LDS 0.04 UV është membranë dyshtresore UV e cila përbëhet nga filmi poliakrilik dhe tekstili i paendur poliesterik.

Dizajni i veçantë i membranës Homeseal LDS 0.04 UV siguron përshkueshmërinë jashtëzakonisht të lartë nga avulli dhe mbrojtjen e shkëlqyer nga depërtimi i shiut dhe erës.

Aplikimi

Aplikohet në sistemin e fasadës së ventiluar,  veshja përfundimtare e së cilës është me bashkime të hapura, me gjerësi/lartësi maksimale prej 3cm. Vendoset mbi termoizolimin (nga ana më e ftohtë e termoizolimit), në drejtim nga poshtë-lartë, me mbivendosje prej min. 10cm.


Udhëzimet për instalim

T’ju kushtohet vëmendja udhëzimeve përkatëse për instalim dhe informatave në kuadër të ikonave:

 
Bashkimet e dy membranave duhet të mbyllen 100% me shirit ngjitës universal, Homeseal LDS SOLIFIT

 
Të gjitha bashkimet e membranës dhe elementeve të tjera konstruktive duhet të mbyllen me përdorimin e shiritit ngjitës universal, Homeseal LDS SOLIFIT dhe shiritit me ngjitje të dyanshme, Homeseal LDS SOLIFIT 2

 
Të gjitha depërtimet përmes membranës duhet të mbyllen 100% me shiritin ngjitës universal, Homeseal LDS SOLIFIT


Rezistenca e materialit ndaj plakjes

Instalimi i duhur, me përdorimin e materialeve adekuate, garanton jetëgjatësinë e tërë sistemit.


Paketimi dhe magazinimi

Një paletë mban 30 rule dhe çdo rul është i paketuar në fletë polietilenike. Rulet ruhen në pozitë horizontale, mbi sipërfaqe të pastër dhe të rrafshët, pa ekspozim ndaj rrezatimit UV.