Homeseal LDS 200

Homeseal LDS 200

Ku mund të blej?

Distributerët

Homeseal LDS 200 është barrierë e avullit me rezistencë të lartë ndaj avullit me shtresë reflektuese të aluminizuar mbi foli të polietilenit me rrjetëz të armaturës. Homeseal LDS 200 parandalon depërtimin e avullit të ujit nga enterieri në termoizolim.

Mund të përdoret në konstruksionet e rrafshëta dhe të  pjerrëta të çative, si dhe në konstruksionet vertikale të murit.

Homeseal LDS 200 përdoret në kombinim me foli difuze (foli e përshkueshme nga avulli e papërshkueshme nga uji) nga ana e jashtme e konstruksionit. Përmes folisë difuze mund të përcillet një sasi më e madhe e avullit të ujit para se ajo mund të kaloj përmes barrierës së avullit. Në këtë mënyrë parandalohet kondensimi brenda termoizolimit dhe mundësohet funksionimi i tij i plotë.

Homeseal LDS 200 siguron papërshkueshmërinë komplete të konstruksionit ndaj erës.

Shtresa reflektuese reflekton nxehtësinë mbrapa në hapësirën e brendshme dhe në atë mënyrë kursen energjinë për ngrohje.

 

Montimi

Homeseal LDS 200 montohet horizontalisht ose vertikalisht, në  anën e brendshme të termoizolimit.

Të gjitha lidhjet e folisë duhet të jenë të lidhura me shiritin ngjitës Homeseal LDS Solifit i cili siguron lidhjen e papërshkueshme nga avulli.

Lidhja me materialin poroz (murin) lidhet me ndihmën e ngjitësit të lëngshëm. Komponentët ngjitëse sigurojnë rezistencën e konstruksionit ndaj avullit dhe erës, dhe parandalohet depërtimi i avullit të ujit në konstruksion.

Dimensionet e rollnes mundësojnë manipulimin dhe montimin e lehtë.

Për sigurimin e refleksionit është e nevojshme të formohet jastëku ajror, me trashësi 4-6 cm, ndërmjet folisë dhe veshja e enterierit.

 

Dimensionet

Gjerësia e rollnes Gjatësia e rollnes Sipërfaqja e rollnes Pesha e rollnes Paketimet e rollnave në paletë
[m] [m] [m2] [kg] [rollne]
1.5 50 75 8 50

 

Paketimi dhe deponimi

Secila rollne është e paketuar në foli të polietilenit.

Rollnet ruhen horizontalisht, në sipërfaqe të pastër dhe të rrafshët, pa ekspozim ndaj rrezatimit UV. 

 

Shkoni në krye