Homeseal LDS 35

Homeseal LDS 35

Ku mund të blej?

Distributerët

Homeseal LDS 35 është barrierë shumështresore e armuar e avullit nga poliolefini. Ajo është transparente dhe parandalon depërtimin e lagështirës dhe avullit në termoizolimin, pavarësisht nëse përdoret në konstruksionet e çatisë së pjerrët ose të rrafshët, të mureve vertikale ose të plafonëve.

Homeseal LDS 35 përdoret në kombinim me foli të jashtme të përshkueshme nga avulli-të papërshkueshme nga uji. Kombinimi i shtresës të përsosur të papërshkueshme nga avulli nën termoizolimin dhe membranës të përshkueshme nga avulli nga ana e jashtme, siguron shmangien e shfaqjes së lagështirës brenda  termoizolimit dhe krijimit të kondensimit, dhe në atë mënyrë është i siguruar funksionaliteti i materialit termoizolues.

Niveli shumë i ulët i ndezshmërisë të Homeseal LDS 35 e bën këtë produkt shumë të dëshirueshëm për përdorim në konstruksionet e objekteve me kërkesa të larta për mbrojtje nga zjarri.

 

Montimi

Homeseal LDS 35 vendoset paralelisht ose tërthorazi përkitazi me brinjët, drejtpërdrejt nën termoizolimin.

Të gjitha palosjet mbërthehen me shiritin Homeseal LDS Solifit. Të gjitha dëmtimet për shkak të manipulimit, siç janë vrimat në foli ose lidhjet në mure, gjithashtu riparohen me shirit. Ky mbërthim siguron papërshkueshmërinë nga avulli dhe ajri, e cila gjë është e rëndësishme për parandalimin e depërtimit të lagështirës në termoizolim.

Produkti është i lehtë për manipulim dhe montim.

 

Dimensionet

Gjerësia e rollnes Gjatësia e rollnes Sipërfaqja e rollnes Pesha e rollnes Paketimet e rollnave në paletë
[m] [m] [m2] [kg] [rollne]
1.5 50 75 7.5 60

 

Paketimi dhe deponimi

Një paletë mban 60 rollna dhe secila rollne është e paketuar në foli të polietilenit.

Rollnat ruhen horizontalisht, në sipërfaqe të pastër dhe të rrafshët, pa ekspozim ndaj rrezatimit UV.

 

Shkoni në krye