Homeseal LDS 5

Homeseal LDS 5

Ku mund të blej?

Distributerët

Homeseal LDS 5 funksionon si shtresë për kontrollin e avullit të ujit nën termoizolimin. Përshkueshmëria e pjesërishme e saj (Sd=5m) i mundëson lëshimin e avullit të ujit në mënyrë të kontrolluar përmes konstruksionit. Vetëm një sasi e vogël e avullit të ujit mund të kaloj përmes Homeseal LDS 5.

Homeseal LDS 5 mund të montohet në konstruksion e çatisë së pjerrët, në hapësirat e tavanit, në konstruksionet e murit vertikal, si dhe në plafonët e izoluar. Me përdorimin e Homeseal LDS 5 nën termoizolimin në kombinim me foli të përshkueshme nga avulli dhe të papërshkueshme nga uji nga ana e jashtme, paranda lohet shfaqja spontane e lagështirës, kondensimi brenda termoizolimit, dhe në atë mënyrë është i ruajtur funksioni i termoizolimit.

Homeseal LDS 5 siguron kushte komode të hapësirës jetësore.

 

Montimi

Homeseal 5 vendoset paralelisht ose tërthorazi përkitazi me brinjët, drejtpërdrejt nën termoizolimin.

Të gjitha palosjet mbërthehen me shiritin Homeseal LDS SOLIFIT-1. Të gjitha dëmtimet për shkak të manipulimit, siç janë vrimat në foli gjithashtu riparohen me shirit. Ky mbërthim siguron papërshkueshmërinë nga avulli dhe ajri, e cila gjë është e rëndësishme për parandalimin e depërtimit të lagështirës në termoizolim.

 

Dimensionet

Gjerësia e rollnes Gjatësia e rollnes Sipërfaqja e rollnes Pesha e rollnes Paketimet e rollnave në paletë
[m] [m] [m2] [kg] [rollne]
1.5 50 75 9.5 30

 

Paketimi dhe deponimi

Një paletë mban 30 rollna dhe secila rollne është e paketuar në foli të polietilenit.

Rollnat ruhen horizontalisht, mbi sipërfaqe të pastër dhe të rrafshët, pa ekspozim ndaj rrezatimit UV.

 

Shkoni në krye