Homeseal LDS 5 Silk

Homeseal LDS 5 Silk

Ku mund të blej?

Distributerët

Homeseal LDS 5 Silk funksionon si shtresë për kontrollin e avullit të ujit nën termoizolimin. Përshkueshmëria e pjesërishme e saj (Sd=5m) i mundëson lëshimin e avullit të ujit në mënyrë të kontrolluar përmes konstruksionit. Vetëm një sasi e vogël e avullit të ujit mund të kaloj përmes Homeseal LDS 5 Silk.

Homeseal LDS 5 Silk mund të montohet në konstruksion e çatisë së pjerrët, në hapësirat e tavanit, në konstruksionet e murit vertikal, si dhe në plafonët e izoluar. Me përdorimin e Homeseal LDS 5 Silk nën termoizolimin në kombinim me foli të përshkueshme nga avulli dhe të papërshkueshme nga uji nga ana e jashtme, paranda lohet shfaqja spontane e lagështirës, kondensimi brenda termoizolimit, dhe në atë mënyrë është i ruajtur funksioni i termoizolimit.

Homeseal LDS 5 Silk siguron kushte komode të hapësirës jetësore.

 

Montimi

Homeseal 5 Silk vendoset paralelisht ose tërthorazi përkitazi me brinjët, drejtpërdrejt nën termoizolimin.

Të gjitha palosjet mbërthehen me shiritin Homeseal LDS Solifit. Të gjitha dëmtimet për shkak të manipulimit, siç janë vrimat në foli gjithashtu riparohen me shirit. Ky mbërthim siguron papërshkueshmërinë nga avulli dhe ajri, e cila gjë është e rëndësishme për parandalimin e depërtimit të lagështirës në termoizolim.

 

Dimensionet

Gjerësia e rollnes Gjatësia e rollnes Sipërfaqja e rollnes Pesha e rollnes Paketimet e rollnave në paletë
[m] [m] [m2] [kg] [rollne]
1.5 50 75 9.5 30

 

Paketimi dhe deponimi

Një paletë mban 30 rollna dhe secila rollne është e paketuar në foli të polietilenit.

Rollnat ruhen horizontalisht, mbi sipërfaqe të pastër dhe të rrafshët, pa ekspozim ndaj rrezatimit UV.

 

Shkoni në krye