FKD-N Thermal

FKD-N Thermal

Ku mund të blej?

Distributerët

Produkti është i dedikuar për izolimin termik dhe akustik, si dhe për mbrojtjen nga zjarri të mureve të jashtme në sistemin ETICS.

Pllakat FKD-N Thermal i sigurojnë këtij sistemi përshkueshmërinë e lartë nga avulli. Pllakat mund të përdoren në sistem dhe për fasadën kontaktuese shtresëhollë dhe shtresëtrashë.

 

FKD-N Thermal është pllakë kompakte nga pambuku mineral guror, me dendësi të qëndrueshme dhe u takon produkteve të forta.

Produkti e ka karakteristikën e përmirësuar termike, vlerën më të ulët të koeficientit të përçueshmërisë termike, e cila siguron mbrojtjen më të mirë termike të objektit.

Produkti është i padjegshëm, i papërshkueshëm nga uji, rezistent ndaj plakjes, është kimikisht neutral dhe ka përshkueshmëri të shprehur nga avulli.
Dimensionet nuk ndryshohen për shkak të ndryshimeve të mëdha të temperaturave.

 

Karakteristikat kryesore

  • Izolimi termik - Vlera e ulët e koeficientit të përçueshmërisë termike λD = 0.034 W / mK
  • Mbrojtja nga zjarri - Klasa e reagimit ndaj zjarrit A1 - material i padjegshëm
  • Izolimi akustik - Mbrojtja e shkëlqyer akustike për shkak të strukturës së dendur, fibroze të materialit

 

Përparësitë

  • Mbrojtja më e mirë termike e objektit
  • Përshkueshmëriangaavulli
  • Siguria e rritur në rast të zjarrit
  • Qëndrueshmëria dhe kompaktësia
  • Rezistenca ndaj plakjes
  • Material i favorshëm në pikëpamje shëndetësore dhe ekologjike
  • Montimi i thjeshtë dhe i shpejtë 

Dimensionet e paketimit

Trashësia Gjatësia Gjerësia Copa m2paketë m3paketë
(mm) (mm) (mm) në paketë    
80 1000 600 6 3,6 0,29
90 1000 600 4 2,4 0,22
100 1000 600 4 2,4 0,24
110 1000 600 4 2,4 0,26
120 1000 600 4 2,4 0,29
140 1000 600 3 1,8 0,25
150 1000 600 2 1,2 0,18
160 1000 600 2 1,2 0,19
180 1000 600 2 1,2 0,22
200 1000 600 2 1,2 0,24

   

Karakteristikat teknike

Karakteristikat Njësitë Vlera
Koeficienti i përçueshmërisë termike λ
W/mK 0,034
Klasa e reagimit ndaj zjarrit - A1 - material i padjegshëm
Faktori i rezistencës ndaj difuzionit të avullit të ujit μ - ~ 1
Delaminimi kPa > 10
Tensioni gjatë ngjeshjes 10%-she kPa > 20

 

Paketimi dhe magazinimi

Produkti FKD-N Thermal furnizohet në folie PE termotkurrëse.

Produktet duhet të magazinohen në hapësirë të mbyllur apo të mbuluar. Në situata të jashtëzakonshme, paketimet e magazinuara në hapësirë të jashtme duhet të mbrohen me folie të papërshkueshmenga uji. Paketimet nuk duhet të vendosen drejtpërdrejtë në tokë.

 

Shkoni në krye