FKD-S Thermal

FKD-S Thermal

Ku mund të blej?

Distributerët

Produkti është i dedikuar për izolimin termik dhe akustik, si dhe për mbrojtjen nga zjarri të mureve të jashtme në sistemin ETICS.

Pllakat FKD-S Thermal i sigurojnë këtij sistemi përshkueshmërinë e lartë nga avulli. Pllakat mund të përdoren në sistem dhe për fasadën kontaktuese shtresëhollë dhe shtresëtrashë.

 

FKD-S Thermal është pllakë kompakte nga pambuku mineral guror, me dendësi të qëndrueshme dhe u takon produkteve të forta.

Produkti e ka karakteristikën e përmirësuar termike, vlerën më të ulët të koeficientit të përçueshmërisë termike, e cila siguron mbrojtjen më të mirë termike të objektit.

Produkti është i padjegshëm, rezistent ndaj temperaturave të larta, i papërshkueshëm nga uji, rezistent ndaj plakjes, është kimikisht neutral dhe ka përshkueshmëri të shprehur nga avulli. Dimensionet nuk ndryshohen për shkak të ndryshimeve të mëdha të temperaturave.

 

Montimi

Pllakat izoluese vendosen në murin bazë me anë të ngjitjes me ngjitësin çimentoje-polimeri i cili aplikohet në pllakat në mënyrë vijëzorembi vëllimin dhe në mënyrë të pikëzuar mbi sipërfaqen e pllakës, dhe pastaj fiksohen edhe mekanikisht (6 – 8 tiplla/m2).

Pastaj, për fasadat shtresëholla aplikohet shtresa e ngjitësit në të cilën ngulet rrjetëza e armuar nga fibrat e qelqit dhe shtresa e ngjitësit për gletim.

Shtresa përfundimtare e fasadës duhet të jetë e përshkueshme nga avulli.

Ky sistem mund të përdoret edhe për izolimin e mureve në mes të hapësirave të cilat ngrohen dhe atyre të cilat nuk ngrohen, si dhe për izolimin e elementeve horizontale të konstruksionit (p.sh. izolimi i konstruksionit ndërmjet kateve mbi hapësirat të cilat nuk ngrohen).

 

Karakteristikat kryesore

  • Izolimi termik - Vlera e ulët e koeficientit të përçueshmërisë termike λD = 0.035 W/mK
  • Mbrojtja nga zjarri - Klasa e reagimit ndaj zjarrit A1, material i padjegshëm
  • Izolimi akustik - Mbrojtja e shkëlqyer akustike për shkak të strukturës së dendur, fibroze të materialit

 

Përparësitë

  • Mbrojtja më e mirë termike e objektit
  • Përshkueshmëria nga avulli
  • Siguria e rritur në rast të zjarrit
  • Qëndrueshmëria dhe kompaktësia
  • Rezistenca ndaj plakjes
  • Material i favorshëm në pikëpamje shëndetësore dhe ekologjike 
  • Montimi i thjeshtë dhe i shpejtë 

Dimensionet e paketimit

Trashësia Gjatësia Gjerësia Copa m2paketë m3paketë
(mm) (mm) (mm) në paketë    
30 1000 600 10 6,0 0,18
40 1000 600 8 4,8 0,19
50 1000 600 6 3,6 0,18
60 1000 600 5 3,0 0,18
70 1000 600 5 3,0 0,21
80 1000 600 4 2,4 0,19
90 1000 600 4 2,4 0,22
100 1000 600 3 1,8 0,18
110 1000 600 3 1,8 0,20
120 1000 600 3 1,8 0,22
140 1000 600 3 1,8 0,25
150 1000 600 2 1,2 0,18
160 1000 600 2 1,2 0,19
180 1000 600 2 1,2 0,22
200 1000 600 2 1,2 0,24

   

Karakteristikat teknike

Karakteristikat Njësitë Vlera
Koeficienti i përçueshmërisë termike λ
W/mK 0,035
Klasa e reagimit ndaj zjarrit - A1 - material i padjegshëm
Faktori i rezistencës ndaj difuzionit të avullit të ujit μ - ~ 1
Delaminimi kPa > 10
Tensioni gjatë ngjeshjes 10%-she kPa > 30

 

Paketimi dhe magazinimi

Produkti FKD-S Thermal furnizohet në folie PE termotkurrëse.

Produktet duhet të magazinohen në hapësirë të mbyllur apo të mbuluar. Në situata të jashtëzakonshme, paketimet e magazinuara në hapësirë të jashtme duhet të mbrohen me folie të papërshkueshme nga uji. Paketimet nuk duhet të vendosen drejtpërdrejtë në tokë.

 

Shkoni në krye