FKL Thermal

FKL Thermal

Ku mund të blej?

Distributerët

Produkti është i dedikuar për izolimin termik dhe akustik, si dhe për mbrojtjen nga zjarri të mureve të jashtme në sistemin ETICS.

Lamelat i sigurojnë këtij sistemi përshkueshmërinë e lartë nga avulli. Lamelat dallojnë nga materialet e tjera në këtë sistem sepse në murin bazë vendosen vetëm me ngjitjen me ngjitësin çimentoje – polimeri i cili aplikohet mbi tërë sipërfaqen e lamelës dhe nuk ka nevojë për vendosjen e tipllave deri në 20cm të trashësisë së lamelës dhe lartësinë e objektit deri në 22m.

Tek objektet e vjetra me fasadë ekzistuese, rekomandohet fiksimi mekanik i lamelave. Nga pikëpamja e fizikës ndërtimore, paraqesin  zgjidhje optimale për sistemet ETICS të mureve të jashtme të objekteve me energji të ulët (pasive) dhe janë të përshtatshme edhe për realizimin e sistemeve të ngjashme (garazheve, bodrumeve, ballkoneve), si dhe për izolimin e mureve të shkallëve të cilat nuk ngrohen në ndërtesa.

 

FKL Thermal është një produkt i cili është i padjegshëm, rezistent ndaj temperaturave të larta, i papërshkueshëm nga uji, rezistent ndaj plakjes dhe është kimikisht neutral.

Lamelat prodhohen nga të ashtuquajturat gjysmëproduktet, ashtu që fibrat janë të orientuara pingul në sipërfaqen e murit, dhe në këtë mënyrë me dendësi më të ulët arrihen vetitë më të mira mekanike.

 

Karakteristikat kryesore

  • Izolimi termik - Vlera e ulët e koeficientit të përçueshmërisë termike λD =0.036 W/mK
  • Mbrojtja nga zjarri - Klasa e reagimit ndaj zjarrit A1 - material i padjegshëm
  • Izolimi akustik - Mbrojtja e shkëlqyer akustike për shkak të strukturës së dendur, fibroze të materialit

 

Përparësitë

  • Mbrojtja më e mirë termike e objektit
  • Përshkueshmëriangaavulli
  • Siguria e rritur në rast të zjarrit
  • Qëndrueshmëria dhe kompaktësia
  • Rezistenca ndaj plakjes
  • Material i favorshëm në pikëpamje shëndetësore dhe ekologjike
  • Montimi i thjeshtë dhe i shpejtë  

Dimensionet e paketimit

Trashësia Gjatësia Gjerësia Copa m2paketë m3paketë
(mm) (mm) (mm) në paketë    
50 1200 200 12 2,88 0,14
60 1200 200 10 2,4 0,14
80 1200 200 10 2,4 0,19
100 1200 200 6 1,44 0,14
120 1200 200 4 0,96 0,12
150 1200 200 4 0,96 0,14
200 1200 200 4 0,96 0,19
250 1200 200 2 0,48 0,12
300 1200 200 2 0,48 0,14

   

Karakteristikat teknike

Karakteristikat Njësitë Vlera
Koeficienti i përçueshmërisë termike λ
W/mK 0,036
Klasa e reagimit ndaj zjarrit - A1 - aterial i padjegshëm
Faktori i rezistencës ndaj difuzionit të avullit të ujit μ - ~ 1
Delaminimi kPa > 80
Tensioni gjatë ngjeshjes 10%-she kPa > 40

 

Paketimi dhe magazinimi

Produkti FKL Thermal furnizohet në folie PE termotkurrëse.

Produktet duhet të magazinohen në hapësirë të mbyllur apo të mbuluar. Në situata të jashtëzakonshme, paketimet e magazinuara në hapësirë të jashtme duhet të mbrohen me folie të papërshkueshme nga uji. Paketimet nuk duhet të vendosen drejtpërdrejtë në tokë.

 

Shkoni në krye