NaturBoard FIT-G PLUS

NaturBoard FIT-G PLUS

Ku mund të blej?

Distributerët

Produkti është i dedikuar për izolimin termik dhe akustik, si dhe për mbrojtjen nga zjarri në muret ndarëse me montim të thatë tek të cilat janë vendosur kërkesat në lidhje me rezistencën ndaj zjarrit prej F30 deri në F90.

Për shkak të rezistencës së lartë ndaj rrjedhjes së ajrit r > 5 kPa.s/m3 dhe strukturës së dendur fibroze janë element përbërës i sistemit për izolimin akustik. Mund të përdoret për veshjen e brendshme të mureve mbajtëse. 

 

NaturBoard FIT-G PLUS është pllakë kompakte nga pambuku mineral guror, me dendësi të qëndrueshme dheu takon produkteve të buta me dimensione speciale për muret ndarëse me montim të thatë.

Produkti është i padjegshëm, rezistent ndaj temperaturave të larta, rezistent ndaj plakjes dhe është kimikisht neutral.

 

Karakteristikat kryesore

  • Izolimi termik - Vlera e ulët e koeficientit të përçueshmërisë termike λD = 0.037 W/mK
    • Mbrojtja nga zjarri - Klasa e reagimit ndaj zjarrit A1, material i padjegshëm
    • Izolimi akustik - Mbrojtja e shkëlqyer akustike për shkak të strukturës së dendur, fibroze të materialit

 

Përparësitë

  • Qëndrueshmëria dhe kompaktësia
  • Rezistenca ndaj plakjes
  • Produkt i favorshëm në pikëpamje shëndetësore dhe ekologjike
  • Montimi i thjeshtë dhe i shpejtë

Dimensionet e paketimit

Trashësia Gjatësia Gjerësia Copa m2paketë m3paketë
(mm) (mm) (mm) në paketë    
50 1000 625 12 7,5 0,38
70 1000 625 8 5,0 0,35
75 1000 625 6 3,8 0,28
80 1000 625 6 3,8 0,30
100 1000 625 6 3,8 0,38

NaturBoard FIT-G PLUS (G - gypsum) është produkt NaturBoard FIT PLUS, i cili sipas dimensioneve është i përshtatur me rrjetin e nënkonstruksionit të mureve ndarëse montuese.

   

Karakteristikat teknike

Karakteristikat Njësitë Vlera
Koeficienti i përçueshmërisë termike λD W/mK 0,037
Klasa e reagimit ndaj zjarrit - A1 - material i padjegshëm
Rezistenca ndaj rrjedhjes së ajrit r kPa.s/m3 > 5
Faktori i rezistencës ndaj difuzionit të avullit të ujit µ - ~ 1

 

Paketimi dhe magazinimi

Produkti NaturBoard FIT-G PLUS furnizohet në folie PE termotkurrëse.

Produktet duhet të magazinohen në hapësirë të mbyllur apo të mbuluar. Në situata të jashtëzakonshme, paketimet e magazinuara në hapësirë të jashtme duhet të mbrohen me folie të papërshkueshme nga uji. Paketimet nuk duhet të vendosen drejtpërdrejtë në tokë.

 


ECOSE® Technology

Knauf Insulation produktet nga pambuku mineral me ECOSE® Technology nuk u ngjajnë izolimeve të tjera – ato janë me ngjyrë dheu braon, e cila është fituar pa shtimin e ngjyrave artificiale, pigmenteve apo akrileve.

Njëkohësisht, ato edhe më tutje i kombinojnë në mënyrë unike karakteristikat izoluese termike dhe akustike, si dhe karakteristikat mekanike me klasën më të lartë të reagimit ndaj zjarrit – A1 (materialet e padjegshme).

 

 

Shkoni në krye