NaturBoard FIT PLUS

NaturBoard FIT PLUS

Ku mund të blej?

Distributerët

Produkti është i dedikuar për izolimin termik dhe akustik, si dhe për mbrojtjen nga zjarri të kulmeve të pjerrëta dhe kudo që izolimi nuk i nënshtrohet ngarkesës shtypëse.

Varësisht nga shkalla e ventilimit të konstruksionit të kulmit, respektivisht shtresës mbi materialin izolues, është i obligueshëm instalimi i pendës së avullit, apo pendës aktive të avullit nga ana më e ngrohtë e izolimit (varësisht nga mënyra e realizimit të ventilimit të konstruksionit të kulmit).

 

NaturBoard FIT PLUS është pllakë kompakte nga pambuku mineral guror, me dendësi të qëndrueshme dhe u takon produktevetë buta.

Produkti është i padjegshëm, rezistent ndaj temperaturave të larta, i papërshkueshëm nga uji, rezistent ndaj plakjes dhe është kimikisht neutral.

 

Karakteristikat kryesore

  • Izolimi termik - Vlera e ulët e koeficientit të përçueshmërisë termike λD = 0.037 W/mK
    • Mbrojtja nga zjarri - Klasa e reagimit ndaj zjarrit A1, material i padjegshëm
    • Izolimi akustik - Mbrojtja e shkëlqyer akustike për shkak të strukturës së dendur, fibroze të materialit

 

Përparësitë

  • ëndrueshmëria dhe kompaktësia
  • Rezistenca ndaj plakjes
  • Fuqia vetëbartëse: arrihet me prerjen e pllakave për 1 cm më gjerë se sa gjerësia e ndritshme ndërmjet brinjëve
  • Produkt i favorshëm në pikëpamje shëndetësore dhe ekologjike 
  • Montimi i thjeshtë dhe i shpejtë 

Dimensionet e paketimit

Trashësia Gjatësia Gjerësia Copa m2paketë m3paketë
(mm) (mm) (mm) në paketë    
40 1000 600 15 9,0 0,36
50 1000 600 12 7,2 0,36
60 1000 600 9 5,4 0,32
70 1000 600 8 4,8 0,34
80 1000 600 6 3,6 0,29
90 1000 600 6 3,6 0,32
100 1000 600 6 3,6 0,36
120 1000 600 5 3,0 0,36
150 1000 600 4 2,4 0,36
200 1000 600 3 1,8 0,36

   

Karakteristikat teknike

Karakteristikat Njësitë Vlera
Koeficienti i përçueshmërisë termike λD W/mK 0,037
Klasa e reagimit ndaj zjarrit - A1 - material i padjegshëm
Rezistenca ndaj rrjedhjes së ajrit r kPa.s/m3 > 5
Faktori i rezistencës ndaj difuzionit të avullit të ujit µ - ~ 1

 

Paketimi dhe magazinimi

Produkti NaturBoard FIT PLUS furnizohet në folie PE termotkurrëse.

Produktet duhet të magazinohen në hapësirë të mbyllur apo të mbuluar. Në situata të jashtëzakonshme, paketimet e magazinuara në hapësirë të jashtme duhet të mbrohen me folie të papërshkueshme nga uji. Paketimet nuk duhet të vendosen drejtpërdrejtë në tokë.

 


ECOSE® Technology

Knauf Insulation produktet nga pambuku mineral me ECOSE® Technology nuk u ngjajnë izolimeve të tjera – ato janë me ngjyrë dheu braon, e cila është fituar pa shtimin e ngjyrave artificiale, pigmenteve apo akrileve.

Njëkohësisht, ato edhe më tutje i kombinojnë në mënyrë unike karakteristikat izoluese termike dhe akustike, si dhe karakteristikat mekanike me klasën më të lartë të reagimit ndaj zjarrit – A1 (materialet e padjegshme).

 

 

Shkoni në krye