NaturBoard POD EXTRA

NaturBoard POD EXTRA

Ku mund të blej?

Distributerët

Produkti është i dedikuar për mbrojtjen nga tingulli i goditjes në konstruksionet pluskuese të dyshemesë, izolimin termik, si dhe për mbrojtjen nga zjarri. Është ideal për montim nën estrihun e lagshtë dhe për ngarkesën e projektuar të shpërndarë njëtrajtësisht deri në 10kPa.

Gjithashtu, mund të përdoret edhe nën estrihun e thatë, nga pllakat e gips kartonit, si dhe nga pllakat e kompensatës me d ≥22mm, dhe të ngarkesës deri në 1.5 kPa.

 

NaturBoard POD EXTRA është pllakë kompakte nga pambuku mineral guror, me dendësi të qëndrueshme dhe u takon produkteve të forta.

Produkti është i padjegshëm, rezistent ndaj temperaturave të larta, rezistent ndaj plakjes dhe është kimikisht neutral.

 

Karakteristikat kryesore

  • Izolimi termik - Vlera e ulët e koeficientit të përçueshmërisë termike λD = 0.039 W/mK
    • Mbrojtja nga zjarri - Klasa e reagimit ndaj zjarrit A1, material i padjegshëm
    • Izolimi akustik - Mbrojtja e shkëlqyer akustike për shkak të strukturës së dendur, fibroze të materialit

 

Përparësitë

  • Qëndrueshmëria dhe kompaktësia
  • Rezistenca ndaj plakjes
  • Produkt i favorshëm në pikëpamje shëndetësore dhe ekologjike
  • Montimi i thjeshtë dhe i shpejtë

Dimensionet e paketimit

Trashësia Gjatësia Gjerësia Copa m2paketë m3paketë
(mm) (mm) (mm) në paketë    
30 1000 600 10 6,0 0,18
35 1000 600 8 4,8 0,17
40 1000 600 8 4,8 0,19
45 1000 600 6 3,6 0,16
50 1000 600 6 3,6 0,18
55 1000 600 5 3,0 0,17
60 1000 600 5 3,0 0,18
65 1000 600 5 3,0 0,20
70 1000 600 4 2,4 0,17
75 1000 600 4 2,4 0,18
80 1000 600 4 2,4 0,19

   

Karakteristikat teknike

Karakteristikat Njësitë Vlera
Koeficienti i përçueshmërisë termike λD W/mK 0,039
Klasa e reagimit ndaj zjarrit - A1 - material i padjegshëm
Tkurrshmëri - CP2

 

Paketimi dhe magazinimi

Produkti NaturBoard POD EXTRA furnizohet në folie PE termotkurrëse.

Produktet duhet të magazinohen në hapësirë të mbyllur apo të mbuluar. Në situata të jashtëzakonshme, paketimet e magazinuara në hapësirë të jashtme duhet të mbrohen me folie të papërshkueshme nga uji. Paketimet nuk duhet të vendosen drejtpërdrejtë në tokë.

 


ECOSE® Technology

Knauf Insulation produktet nga pambuku mineral me ECOSE® Technology nuk u ngjajnë izolimeve të tjera – ato janë me ngjyrë dheu braon, e cila është fituar pa shtimin e ngjyrave artificiale, pigmenteve apo akrileve.

Njëkohësisht, ato edhe më tutje i kombinojnë në mënyrë unike karakteristikat izoluese termike dhe akustike, si dhe karakteristikat mekanike me klasën më të lartë të reagimit ndaj zjarrit – A1 (materialet e padjegshme).

 

 

Shkoni në krye