NaturBoard VENTACUSTO

NaturBoard VENTACUSTO

Ku mund të blej?

Distributerët

Produkti është i dedikuar për izolimin termik dhe akustik dhe për mbrojtjen nga zjarri të fasadave të ventiluara të lartësisë prej 12 deri në 20m, veshjeve të murit, mureve ndarëse dhe në pjesët e konstruksionit ku janë të rritura kërkesat lidhur me performancat akustike – mund të përdoret edhe i vetëm si shtresë absorbuese.

 

NaturBoard VENTACUSTO është pllakë kompakte nga pambuku mineral guror, me dendësi të qëndrueshme dhe u takon produkteve gjysmë të forta.

Produkti është i padjegshëm, rezistent ndaj temperaturave të larta, i papërshkueshëm nga uji, rezistent ndaj plakjes dhe është kimikisht neutral.

 

Karakteristikat kryesore

  • Izolimi termik - Vlera e ulët e koeficientit të përçueshmërisë termike λD = 0.035 W/mK
    • Mbrojtja nga zjarri - Klasa e reagimit ndaj zjarrit A1, material i padjegshëm
    • Izolimi akustik - Mbrojtja e shkëlqyer akustike për shkak të strukturës së dendur, fibroze të materialit

 

Përparësitë

  • Qëndrueshmëria dhe kompaktësia
  • Papërshkueshmëria nga uji dhe përshkueshmëria nga avulli
  • Mbrojtja e rritur në rast të zjarrit 
  • Rezistenca ndaj plakjes
  • Produkt i favorshëm në pikëpamje shëndetësore dhe ekologjike 

Dimensionet e paketimit

Trashësia Gjatësia Gjerësia Copa m2paketë m3paketë
(mm) (mm) (mm) në paketë    
30 1000 600 12 7,2 0,22
40 1000 600 9 5,4 0,22
50 1000 600 8 4,8 0,24
60 1000 600 6 3,6 0,22
70 1000 600 6 3,6 0,25
80 1000 600 4 2,4 0,19
90 1000 600 4 2,4 0,22
100 1000 600 3 1,8 0,18
120 1000 600 3 1,8 0,22
150 1000 600 3 1,8 0,27
200 1000 600 2 1,2 0,24

   

Karakteristikat teknike

Karakteristikat Njësitë Vlera
Koeficienti i përçueshmërisë termike λD
W/mK 0,035
Klasa e reagimit ndaj zjarrit - A1 - material i padjegshëm
Rezistenca ndaj rrjedhjes së ajrit r kPa.s/m3 > 5
Faktori i rezistencës ndaj difuzionit të avullit të ujit µ - ~1

 

Paketimi dhe magazinimi

Produkti NaturBoard VENTACUSTO furnizohet në folie PE termotkurrëse.

Produktet duhet të magazinohen në hapësirë të mbyllur apo të mbuluar. Në situata të jashtëzakonshme, paketimet e magazinuara në hapësirë të jashtme duhet të mbrohen me folie të papërshkueshme nga uji. Paketimet nuk duhet të vendosen drejtpërdrejtë në tokë.

 


ECOSE® Technology

Knauf Insulation produktet nga pambuku mineral me ECOSE® Technology nuk u ngjajnë izolimeve të tjera – ato janë me ngjyrë dheu braon, e cila është fituar pa shtimin e ngjyrave artificiale, pigmenteve apo akrileve.

Njëkohësisht, ato edhe më tutje i kombinojnë në mënyrë unike karakteristikat izoluese termike dhe akustike, si dhe karakteristikat mekanike me klasën më të lartë të reagimit ndaj zjarrit – A1 (materialet e padjegshme).

 

 

Shkoni në krye