NaturBoard VENTI

NaturBoard VENTI

Ku mund të blej?

Distributerët

Produkti është i dedikuar për izolimin termik dhe akustik, si dhe për mbrojtjen nga zjarri të mureve sandviç dhe fasadave të ventiluara deri në 12 metra të lartësisë.

Këto pllaka i vendosim në mur në mes të profileve të fasadës së ventiluar, i fiksojmë mekanikisht me tiplla PVC (5-8 copë/m2) me vidë të çelikut. Mund të përdoren edhe në llojet e ndryshme të mureve sandviç.

NaturBoard VENTI është pllakë kompakte nga pambuku mineral guror, me dendësi të qëndrueshme dhe u takon produkteve gjysmë të forta.

Produkti është i padjegshëm, rezistent ndaj temperaturave të larta, i papërshkueshëm nga uji, rezistent ndaj plakjes dhe është kimikisht neutral.

 

Karakteristikat kryesore

  • Izolimi termik - Vlera e ulët e koeficientit të përçueshmërisë termike λD = 0.035 W/mK
    • Mbrojtja nga zjarri - Klasa e reagimit ndaj zjarrit A1, material i padjegshëm
    • Izolimi akustik - Mbrojtja e shkëlqyer akustike për shkak të strukturës së dendur, fibroze të materialit

 

Përparësitë

  • Qëndrueshmëria dhe kompaktësia
  • Papërshkueshmëria nga uji dhe përshkueshmëria nga avulli
  • Mbrojtja e rritur në rast të zjarrit 
  • Rezistenca ndaj plakjes
  • Produkt i favorshëm në pikëpamje shëndetësore dhe ekologjike 

Dimensionet e paketimit

Trashësia Gjatësia Gjerësia Copa m2paketë m3paketë
(mm) (mm) (mm) në paketë    
30 1000 600 18 10,8 0,32
40 1000 600 15 9,0 0,36
50 1000 600 12 7,2 0,36
60 1000 600 9 5,4 0,32
70 1000 600 8 4,8 0,34
80 1000 600 6 3,6 0,29
90 1000 600 6 3,6 0,32
100 1000 600 6 3,6 0,36
120 1000 600 5 3,0 0,36
150 1000 600 4 2,4 0,36
200 1000 600 3 1,8 0,36

   

Karakteristikat teknike

Karakteristikat Njësitë Vlera
Koeficienti i përçueshmërisë termike λD
W/mK 0,035
Klasa e reagimit ndaj zjarrit - A1 - material i padjegshëm
Rezistenca ndaj rrjedhjes së ajrit r kPa.s/m3 > 5
Faktori i rezistencës ndaj difuzionit të avullit të ujit µ - ~1

 

Paketimi dhe magazinimi

Produkti NaturBoard VENTI furnizohet në folie PE termotkurrëse.

Produktet duhet të magazinohen në hapësirë të mbyllur apo të mbuluar. Në situata të jashtëzakonshme, paketimet e magazinuara në hapësirë të jashtme duhet të mbrohen me folie të papërshkueshme nga uji. Paketimet nuk duhet të vendosen drejtpërdrejtë në tokë.

 


ECOSE® Technology

Knauf Insulation produktet nga pambuku mineral me ECOSE® Technology nuk u ngjajnë izolimeve të tjera – ato janë me ngjyrë dheu braon, e cila është fituar pa shtimin e ngjyrave artificiale, pigmenteve apo akrileve.

Njëkohësisht, ato edhe më tutje i kombinojnë në mënyrë unike karakteristikat izoluese termike dhe akustike, si dhe karakteristikat mekanike me klasën më të lartë të reagimit ndaj zjarrit – A1 (materialet e padjegshme).

 

 

Shkoni në krye