Smart Roof BASE

Smart Roof BASE

Ku mund të blej?

Distributerët

Produkti është i dedikuar për izolimin termik dhe akustik, si dhe për mbrojtjen nga zjarri të kulmeve të rrafshëta.

Montohet lehtë në bazën e betonit, si dhe në konstruksionet e profilizuara të çelikut. Përdoret vetëm si shtresë e poshtme izoluese në kombinim me produktet Smart Roof THERMAL dhe Smart Roof TOP në shtresën e sipërme.

 

Smart Roof BASE është pllakë kompakte nga pambuku mineral guror, me dendësi të shpërndarë njëtrajtësisht mbi tërë trashësinë e pllakës dhe u takon produkteve shumë të forta.

Produkti është i padjegshëm, rezistent ndaj temperaturave të larta, i papërshkueshëm nga uji, rezistent ndaj plakjes dhe kimikisht neutral.

 

Karakteristikat kryesore

  • Mbrojtja nga zjarri

Klasa e reagimit ndaj zjarrit A1 - material i padjegshëm

  • Izolimi termik

Vlera e ulët e koeficientit të përçueshmërisë termike λD = 0.035 W/mK

  • Izolimi akustik

Mbrojtja e shkëlqyer akustike për shkak të strukturës së dendur, fibroze të materialit

 

Përparësitë

  • Mbrojtja nga zjarri
  • Qëndrueshmëria dhe kompaktësia
  • Rezistenca ndaj plakjes
  • Produkt i favorshëm në pikëpamje shëndetësore dhe ekologjike
  • Montimi i thjeshtë dhe i shpejtë

 

Dimensionet e paketimit

Trashësia Gjatësia Gjerësia m2 / m3 / Numri i pllakave
(mm) (mm) (mm) Paleta Paleta Paleta
50 2000 1200 57.60 2.88 24
60 2000 1200 48.00 2.88 20
70 2000 1200 40.80 2.86 17
80 2000 1200 36.00 2.88 17
90 2000 1200 31.20 2.81 13
100 2000 1200 28.80 2.88 12
110 2000 1200 26.40 2.90 11
120 2000 1200 24.00 2.88 10
130 2000 1200 21.60 2.81 9
140 2000 1200 21.60 3.02 9
160 2000 1200 19.20 3.07 8
180 2000 1200 16.80 3.02 7

   

Karakteristikat teknike

Karakteristikat Njësitë Vlera
Koeficienti i përçueshmërisë termike λD
W/mK 0,035
Klasa e reagimit ndaj zjarrit - A1 - material i padjegshëm
Delaminimi kPa > 7,5
Tensioni gjatë ngjeshjes 10%-she kPa > 30
Ngarkesa pikësore N > 300

 

Paketimi dhe magazinimi

Produkti Smart Roof BASE furnizohet në folie PE termotkurrëse.

Produktet duhet të magazinohen në hapësirë të mbyllur apo të mbuluar. Në situata të jashtëzakonshme, paketimet e magazinuara në hapësirë të jashtme duhet të mbrohen me folie të papërshkueshme nga uji. Paketimet nuk duhet të vendosen drejtpërdrejtë në tokë.

 

Shkoni në krye