Smart Roof THERMAL

Smart Roof THERMAL

Ku mund të blej?

Distributerët

Produkti është i dedikuar për izolimin termik dhe akustik, si dhe për mbrojtjen nga zjarri të kulmeve të rrafshëta.

Është i përshtatshëm për përdorim nën të gjitha llojet e fletëve hidroizoluese për kulmet e pakalueshme. 

Montohet lehtë në bazën e betonit, si dhe në konstruksionet e profilizuara të çelikut.

 

Smart Roof THERMAL është pllakë kompakte nga pambuku mineral guror, me dendësi të qëndrueshme dhe u takon produkteve shumë të forta.

Produkti është i padjegshëm, rezistent ndaj temperaturave të larta, i papërshkueshëm nga uji, rezistent ndaj plakjes dhe kimikisht neutral.

Dimensionet nuk ndryshohen për shkak të ndryshimeve të mëdha të temperaturave.

 

Karakteristikat kryesore

  • Mbrojtja nga zjarri

Klasa e reagimit ndaj zjarrit A1, material i padjegshëm

  • Izolimi termik

Vlera e ulët e koeficientit të përçueshmërisë termike λD = 0.036 W/mK

  • Izolimi akustik

Mbrojtja e shkëlqyer akustike për shkak të strukturës së dendur, fibroze të materialit

 

Përparësitë

  • Mbrojtja nga zjarri
  • Qëndrueshmëria dhe kompaktësia
  • Rezistenca ndaj plakjes
  • Produkt i favorshëm në pikëpamje shëndetësore dhe ekologjike
  • Montimi i thjeshtë dhe i shpejtë 

 

Dimensionet e paketimit

Trashësia Gjatësia Gjerësia m2 / m3 / Numri i pllakave
(mm) (mm) (mm) Paleta Paleta Paleta
40 2000 1200 72.00 2.88 30
50 2000 1200 57.00 2.88 24
60 2000 1200 48.00 2.88 20
70 2000 1200 40.80 2.86 17
80 2000 1200 36.00 2.88 15
90 2000 1200 31.20 2.81 13
100 2000 1200 28.80 2.88 12
120 2000 1200 24.00 2.88 10
130 2000 1200 24.00 3.12 10
140 2000 1200 21.60 3.02 9
150 2000 1200 19.20 2.88 8

   

Karakteristikat teknike

Karakteristikat Njësitë Vlera
Koeficienti i përçueshmërisë termike λ
W/mK 0,036
Klasa e reagimit ndaj zjarrit - A1 - material i padjegshëm
Delaminimi kPa > 10
Tensioni gjatë ngjeshjes 10%-she kPa > 50
Ngarkesa pikësore N > 500

 

Paketimi dhe magazinimi

Produkti Smart Roof THERMAL furnizohet në folie PE termotkurrëse.

Produktet duhet të magazinohen në hapësirë të mbyllur apo të mbuluar. Në situata të jashtëzakonshme, paketimet e magazinuara në hapësirë të jashtme duhet të mbrohen me folie të papërshkueshme nga uji. Paketimet nuk duhet të vendosen drejtpërdrejtë në tokë.

 

Shkoni në krye