Pambuku mineral qelqor

Tabela e përdorimit të produkteve Knauf Insulation në ndërtimtari

 

Tipi i kontruksionit

Pambuku mineral qelqor

Kulmi i pjerrët mbi hapësirë të ngrohur

Knauf Insulation Unifit 035
Knauf Insulation Unifit 039

Hapësirë ndërkati nën hapësirë të pangrohur

Knauf Insulation Classic 040
Knauf Insulation Classic 044

Mur i jashtëm – fasadë ventiluar

Knauf Insulation TP 435 B
Knauf Insulation TP 430 KD

Mur i brendshëm-në mes të hapësirave të ngrohura

Knauf Insulation TI 140 Decibel
Knauf Insulation TI 140

Konstruksion i brendshëm mes-katesh mbi hapësirë të pangrohur

Knauf Insulation Classic 040

Pambuku mineral qelqor

Pambuku mineral qelqor-prejardhja

Pambuku qelqor bën pjesë në grupin e pambuqeve minerale për shkak të prejardhjes minerale të tij, më saktë – krijohet nga fundërrina qelqore dhe zalli, respektivisht nga kuarci dhe gëlqerja.

Lëndët e para shkrihen në temperatura të larta duke krijuar “lavën” e cila përmes rrotave centrifugale tërhiqet në fije të imta dhe të gjata. Këto fije palohen në filc (shajak), prej të cilit me përpunim të mëtejmë fitohet produkti origjina – rolne të pambukut mineral qelqor për izolim të shkëlqyeshëm të shtëpisë.

Dëshmi dhe paragjykime për pambukun qelqor

Pambuku qelqor pa të drejtë ka një imazh të keq. Në të vërtetë vet teknologjia e mëhershme e prodhimit dhe paketimit të këtij produkti të rëndësishëm në ndërtimtari kanë qenë pjesërisht meritor për asociime negative kur është fjala për pambukun qelqor. Ky produkt ishte paketuar në thasë, fijet ishin të papërpunuara, të ashpra dhe të trasha, të cilat gjatë përdorimit kanë irituar lëkurën dhe mukozën. Sot teknologjia ka ndryshuar dhe pambuku qelqor ka përdorim gjithnjë e më të madh.

Knauf Insulation ka shkuar edhe një hap më tej – më 2009 ka lansuar Ecose® Technology – teknologjinë universale e cila zbatohet në përdorimin e pambukut mineral qelqor, e cila pa përjashtim nënkupton përdorimin e materialeve natyrore që janë me bollëk në natyrë. Kjo teknologji i jep pambukut qelqor butësinë shtesë, zvogëlon plehërimin, kurse pambuku ka ngjyrën natyrale braon, gjë që i ka siguruar miratimin e gjërë në treg.

Me 2006 Knauf Insulation ka fituar certifikatën EUCEB e cila garanton gjendjen e rregullt dhe shpërbërjen biologjike të fijeve të pambukut qelqor – gjë që vërteton se pambuku qelqor është i padëmshëm për shëndetin e njeriut.

Për përdorim në izolimin e nënkulmeve, kulmeve të pjerrëta,fasadave ventiluese dhe mureve ndarëse, rekomandojmë disa produkte.

Pambuku mineral qelqor - përparësitë

Me përdorim dhe magazinim më të lehtësuar dhe me karakteristika të shkëlqyeshme siç janë kompaktësia e materialit, koeficienti i përçueshmërisë së nxehtësisë, mosdjegja, hidrofobia etj., me elasticitetin e tij - pambuku qelqor në mënyrë natyrale është determinuar të përshtatet lehtë në të gjitha sipërfaqet  dhe format dhe palohet lehtë për konstruksione dhe instalime, duke zvglohet  mundësia e paraqitjes së urave termike dhe akustike.

Pambuku mineral qelqor si izolator

Ky izolator i shkëlqyeshëm ka mundësi të shumta të përdorimit: nga izolimi i kulmeve të pjerrët dhe mansardave, tavaneve dhe dyshemeve e deri te izolimi i mureve të jashtme dhe fasadave. Përveç balancimit të përkryer të temperaturës duke krijuar ambient të freskët verës dhe të ngrohtë dimrit, pambuku qelqor ofron edhe izolim të shkëlqyer akustik. Posaqërisht zbatohet te sistemi i ndërtimit të thatë me pllaka gips-kartoni dhe poashtu montohet lehtë. Mosdjegja e këtij materiali e radhit pambukun qelqor në klasën A1 të reagimit ndaj zjarrit – dmth. material rezistent ndaj zjarrit, e që është edhe më e rëndësishme se kategorizimi është fakti që, në rast se vie deri te zjarri, ky material pengon përhapjen e tij.

Përse pambuku qelqor?

Përgjegjen në këtë pyetje tashmë e kemi dhënë më lartë kur folëm për të gjitha detajet e këtij materiali izolues, por ia vlen të përsëriten gjërat më të rëndësishme. Nga këndvështrimi i çmimit të materialit, karakteristikave të tij, kursimit energjetik, zvogëlimit të emetimit të CO2 në atmosferë si gjatë prodhimit ashtu edhe eksploatimit të produktit, çmimit të transportit dhe shpejtësisë së montimit, sipas karakteristikave të përgjithshme, pambuku qelqor paraqet një nga materialet më të mira izoluese. Raporti shumë i mirë i çmimit dhe kualitetit ka bërë që ky material izolues të jetë ndër më të njohurit në botë.

Pambuku qelqor dhe mjedisi jetësor

Emetimi i dyoksidit të karbonit (CO2) në atmosferë është me rëndësi të veçantë në boten e gjallë. Edhe në këtë aspekt pambuku qelqor paraqet një ekolog të vërtetë të vogël. Emetimi i CO2 është zvogëluar si gjatë prodhimit ashtu edhe gjatë eksploatimit të tij. Gjatë prodhimit ky lloj pambuku kërkon masë shumë më të vogël të lëndës së parë-pra edhe harxhim më të vogël të energjisë për prodhimin e saj. Në zingjirin logjistik mund të transportohet sasi shumë më e madhe e pambukut mineral qelqor se sa e materialeve të forta jo të komprimuara, gjë që ndikon në emetimin e CO2 në atmosferë. Në çdo njësi të CO2 të emetuar në atmosferë gjatë prodhimit, transportit dhe montimit të pambukut qelqor, për 121 herë pengohet emeti