Rreth nesh

Knauf grupi

Knauf është kompani familjare të cilën vëllezërit Karl dhe Dr. Alfons N. Knauf e kanë themeluar në vitin 1932. Sot djemtë e tyre, Nikolas dhe Boldvin Knauf, drejtojnë së bashku korporatën dhe me sukses menaxhojnë kompanitë e shumta në kuadër të saj, në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e tjerë të familjes.

Si prodhues multinacional i materialeve ndërtimore dhe sistemeve të konstruksionit, Knauf është ende kompani familjare, përkundër madhësisë së saj. Me vizion të qartë, linjave direkte gjatë vendimmarrjes, aftësisë për inovacione dhe pasuri idesh në të cilat kontribuojnë të gjithë të punësuarit në Knauf, e bëjnë Knaufin një kompani prosperuese.

 

 

 

 

 

 

 

 

Që nga fillimet në prodhimin e gjipsit në Gjermani, Knauf është zgjëruar dhe ka degëzuar veprimtarinë e saj, duke u bërë korporatë që vepron në gjithë botën, furnizon me produkte dhe ofron shërbime në këto fusha:

· Pllaka gjipsi, pllaka të thata dhe sisteme të bazuara në produktet e gjipsit

· Materiale izoluese, përfshirë edhe pambukun mineral, pambukun qelqor, polistirenin e ekstruduar (stirodur), polistirenin e ekspanduar (stiropor), poliuretanin dhe pllakat e kombinuara

· Materiale tjera ndërtimore siç janë tavanet e kasetuara, fasadat kontaktuese etj.

 

 

Dr. Alfons N. Knauf                Karl Knauf