EFIÇIENCA E ENERGJISË NË SHQIPËRI - NEVOJITET NË TË VËRTETË ?

Çfarë do të thotë efikasitet i energjisë?

Një dhomë ndenje e ngrohtë në dimër ose një stadium i ndriçuar gjatë natës - ne përdorimin energjinë për të marrë një përfitim të caktuar.  Efikasiteti i energjisë është një mënyrë për matjen e shpenzimit energjetik të kërkuar për të arritur një përfitim të caktuar.  Sa më të  vogla humbjet në energji për të arritur një qëllim të caktuar, aq më e lartë është shkalla e efikasitetit të energjisë. 

Prandaj, të jesh efikas në energji nuk do të thotë të jesh i ulur në dhomën tënde në errësirë, me sistemin e ngrohjes të fikur dhe të ngrish nga i ftohti nën batanije, ose të djersitesh në verë me ajrin e kondicionuar të fikur, duke pritur të ulet fatura e energjisë.  Që një ndërtesë të ketë efikasitet energjetik - ajo duhet njëkohësisht të ofroj përfitim më të lartë ose të njëjtë për një konsum më të vogël të energjisë.

 

Cili është konsumatori më i madh i energjisë?

Çuditërisht, nuk janë as industria e as trafiku. Janë ndërtesat! Sipas të dhënave të Parlamentit Evropian, ndërtesat shpenzojnë shumicën e energjisë në Evropë, duke thithur rreth 40% të energjisë fundore (në disa vende edhe më shumë)  Më shumë se 75% e ndërtesave nuk kanë efikasitet energjetik dhe kanë nevojë për rinovime.  Shumica e vendeve të zhvilluara të BE-së janë angazhuar për të rinovuar shumicën e ndërtesave të tyre brenda 2050.  

 

Përse ndërtesat konsumojnë kaq shumë energji?

Ngrohja në dimër, ftohja në verë, uji i nxehtë, pajisjet elektrike - të gjitha këto kanë nevojë për energji që të funksionojnë. Nëse shtëpia juaj nuk ka izolim, ka një sistem të vjetër ngrohje, dyer të vjetra dhe dritare të cilat nuk kanë izolim ndaj ajrit, pajisje shtëpiake jo efikase - të gjitha këto shkaktojnë humbje ose rrjedhje të energjisë.  Ne ndjejmë mungesën e rehatisë prej të gjithave sa më sipër, si dhe ne paguajmë fatura të larta.  

 

Përse kemi nevojë për më shumë efikasitet të energjisë?

Për të ulur faturat dhe rritur rehatinë tonë dhe vlerën e ndërtesave tona. Në përgjithësi, kërkesa për energji është në rritje në gjithë botën. Gjendja e tregut të energjisë po tensionohet dhe çmimet e energjisë janë në rritje.  Paqëndrueshmëria në shumë vende eksportuese dhe transit janë shkak për shqetësime dhe rritja e djegies së burimeve të energjisë fosile po përshpejton ndryshimet klimatike. Nga ana tjetër, rritja e efikasitetit të energjisë ndalon çmimet e energjisë, ul varësinë nga importi i energjisë, frenon konfliktet e shpërndarjes së energjisë dhe ul emetimet e dyoksidit të karbonit që dëmtojnë klimën.

 

Çfarë masash mund të ndërmerren për t’i bërë ndërtesat tona efikase në energji?

Ka disa masa shumë efikase që mund të ndërmerren për të krijuar ndërtesa me efikasitet energjetik, por gjithashtu edhe më të rehatshme dhe të përshtatshme për të jetuar dhe punuar.  Shumica e masave efikase janë:

  • Izolimi i mbështjellës së ndërtesës (muret e jashtme, çatia dhe dyshemeja)
  • Zëvendësimi i dritareve dhe dyerve me ato që janë me efikasitet më të lartë
  • Zëvendësimi i instalimeve termike dhe/ose kalimi në sisteme ftohje/ngrohje më efikase
  • Zëvendësimi i pajisjeve shtëpiake jo efikase, etj.

Që një ndërtesë të jetë me efikasitet energjetik, ne duhet të bëjnë një investim fillestar për secilën nga masat e sipërpërmendura.  Sidoqoftë, pasi të kemi kthyer një ndërtesë në efikasitet energjetik, menjëherë fillojmë të kursejmë - nëpërmjet faturave të energjisë më të ulura. 

Për shembull, investimi në izolimin e fasadës zakonisht kthehet brenda 5-6 vitesh nëpërmjet faturave të energjisë më të ulura.

 

Si është gjendja e ndërtesave në Shqipëri?

Pasja e një klime mesdhetare, me verë shumë të ngrohtë dhe dimër të butë, Shqipëria nuk i ka kushtuar shumë vëmendje efikasitetit të energjisë deri më së fundmi.  Deri vitet e fundit nuk ka pasur as ligje e as rregullime që mbulonin këtë çështje. Megjithatë, gjërat po ndryshojnë.

Duke u përafruar me BE dhe rregullat e saj, së bashku me rritjen e vetëdijes së njerëzve dhe qeverisë lidhur me efikasitetin e energjisë, Qeveria Shqiptare së fundmi ka miratuar një akt shumë të rëndësishëm:  Vendimi i Këshillit të Ministrave #537 u mor më 8 korrik 2020, mbi “Miratimin e kërkesave minimale të performancës energjetike të ndërtesave dhe elementeve të ndërtesës” që shoqëron Ligjin #116 mbi Performancën e Energjisë së Ndërtesave i vitit 2016. Kjo rregullore është pjesërisht e përafruar me direktivën e BE 2010/31 / EU mbi Performancën e Energjisë së Ndërtesave.

 

Çfarë do të thotë për Shqipërinë kjo rregullore e re?

Qëllimi i këtij Vendimi është që të vendosen kërkesat minimale për performancën energjetikë të ndërtesave dhe elementeve të ndërtesës, duke synuar që të arrihen nivelet optimale të konsumit të energjisë për një përdorim tipik të ndërtesës.

Vendimi merr parasysh si ndërtesat e reja dhe ato ekzistuese në Shqipëri. Ai kërkon një minimum performance energjetike për veshjen e ndërtesës. Këto kërkesa paraqiten nëpërmjet një vlere U minimale të kërkuar.

Çfarë është vlera U? Koeficienti i transmetimit të nxehtësisë, i njohur gjithashtu si vlera U, është shkalla e transferimit të nxehtësisë përmes një strukture (mur, dysheme, çati, etj.), e pjesëtuar me ndryshimin e temperaturës në të gjithë atë strukturë. Njësitë e matjes janë W/m²K. Sa më e vogël të jetë vlera e U-së - aq më të mirë e ka efikasitetin energjetik ndërtesa. Sa më mirë të jetë izoluar struktura, aq më e vogël do jetë vlera e U-së. 

Sipas rregullores së re, vlerat e U-së për Shqipërinë janë:

 

Gjithashtu, çdo ndërtesë e re dhe e rinovuar ka nevojë për një dokument të quajtur: Certifikata e Performancës së Energjisë (EPC). Dokumenti tregon konsumin total vjetor të energjisë në ndërtesë për metër katror të zonës së përdorur dhe do të ofrohet nga auditorë të certifikuar.   

Ndërtesa konsiderohet se përputhet me kërkesat minimale të performancës së energjisë nëse vlera e parashikuar në vlerësimin e efikasitetit primar të energjisë në EPC është më e vogël ose e barabartë me 50.

Rregullorja e re do të hyj në fuqi më 10 tetor 2020.

 

Kush mund të më ndihmojë që të bëhem më efikas në energji? 

Te Knauf Insulation nuk besojmë tek të qëndruarit ulur dhe të presim që gjërat të ndryshojnë. Në të gjitha rajonet ku vepron Knauf Insulation, legjislacioni mbi efikasitetin energjetik është duke hyrë në fuqi dhe do të ndryshojë botën e industrisë së ndërtimit siç e njohim ne.  Gjithashtu, popullata në përgjithësi po bëhet më shumë e vetëdijshme për nevojën për të jetuar dhe punuar në ndërtesa me efikasitet energjetik.  Njëkohësisht, qeveritë po përpiqen që të kuptojnë se si të përfitojnë nga kursimet e mundshme të energjisë nga ndërtesat ekzistuese që ato kanë.  Si një kompani që beson në thelbin e saj në nevojën për të kursyer energji, është kritike që të punojmë fort për të ndihmuar konsumatorët dhe partnerët tanë për të ofruar dhe shpërndarë këtë ndryshim në realitet.

Knauf Insulation po krijon dhe ofron zgjidhje izolimi unike që mund t’ju ndihmojnë për të arritur qëllimet tuaja: të jetoni dhe të punoni në ndërtesa të qëndrueshme, të shëndetshme, të rehatshme dhe me efikasitet energjetik. 

Ekipi ynë teknik dhe i shitjeve ofron këshilla teknike dhe analiza në bazë të rasteve individuale dhe ofron zgjidhjen më të mirë.   

 

Sa izolim duhet të vendos që përmbush kërkesat e performancës energjetike?

Në varësi të llojit të ndërtesës, llojit të elementëve konstruktivë dhe materialeve të përdorura, ndryshon dhe trashësia e rekomanduar e izolimit. Për çdo rast specifik, Knauf Insulation mund t’ju ofrojë shifra konkrete dhe llogaritje të sakta (llogaritjet përpunohen përmes programit të sofistikuar KnaufTerm2 të cilin specifikuesit mund ta shkarkojnë pa pagesë në linkun përkatës)

Në përgjithësi trashësitë e rekomanduara të leshit mineral jepen në tabelën më poshtë: