Fasada e ventiluar

FASADA E VENTILUAR

FASADA E VENTILUAR

Esenca e fasadës së ventiluar gjendet në realizimin e hapësirës së ndërmjetme, gjegjësisht të shtresës për ventilim ndërmjet veshjes së jashtme mbrojtëse të fasadës dhe shtresave të tjera, e cila përmes hapjeve të caktuara është e lidhur me mjedisin e jashtëm.

MURI I JASHTËM

Muri i jashtëm, si një nga elementet ndërtimore të cilat e përbëjnë objektin, realizon mbrojtjen termike të objektit me qëllim që:

  • t’i mbrojë shfrytëzuesit e objekteve nga nxehtësia e pamjaftueshme ose e tepruar, nga ndikimet atmosferike, nga depërtimi i erës, pluhuri dhe ajri i ndotur
  • t’i krijojë kushtet e rehatshme të qëndrimit, përkatësisht të ofrojë akumulimin e mirë të nxehtësisë në mënyrë që ndjenja e rehatisë mos të ndërpritet për shkak të ndryshimit të papritur në regjimin e ngrohjes ose për shkak të ndryshimit të papritur të temperaturës së jashtme.
  • të mundësojë depërtimin e avullit pa shfaqjen e kondensatës në sipërfaqet e tyre të jashtme dhe në brendësi
  • të sigurojë kursimin e energjisë termike të destinuar për ngrohjen e hapësirave, gjegjësisht të zvogëlojë përfitimet termike në hapësirat të cilat ftohen
  • të sigurojë rezistencën e objektit ndaj zjarrit
  • ë ofrojë mbrojtjen nga zhurma e jashtme

Humbjet termike përmes mureve të jashtme përbëjnë madje deri në 40% të humbjeve të përgjithshme termike në shtëpinë e paizoluar dhe për këtë arsye një vëmendje e madhe i kushtohet montimit të duhur dhe përzgjedhjes së materialit termoizolues.

ROLI I VENTILIMIT

Roli kryesor i shtresës së ventilimit qëndron në largimin e avullit difuz të ujit, i cili në periudhën dimërore lëviz nga hapësira e brendshme më e ngrohtë në drejtim të hapësirës së jashtme dhe eliminimin e kondensatës eventualisht të krijuar, si dhe në reduktimin e ngrohjes së masës bazë të murit gjatë verës, respektivisht në mbrojtjen më të mirë të hapësirës së brendshme nga temperaturat e larta verore.

Me qëllim që të përmbushet kjo kërkesë, trashësia minimale e shtresës për ventilim duhet të jetë 2 cm dhe të jetë i mundësuar rrymimi i papenguar i ajrit në atë shtresë.

Hapjet e ventilimit mbi lartësinë e murit, për hyrjen dhe daljen e ajrit, duhet të kenë sipërfaqe minimale 50cm2 për një metër gjatësi të murit. 

Gjatësia e ventilimit mund të jetë një ose më shumë lartësi të katit ose vetëm lartësia e parapetit (sipas udhëzimit të prodhuesit të fasadës). Rekomandohet përpunimi i posaçëm i hapjeve për shkak të parandalimit të depërtimit të ndikimeve atmosferike dhe hyrjes së insekteve dhe dëmtuesve në hapësirën e ndërmjetme të ventiluar.

 

ventilisana-fasada-prikaz_korekcija.png