Kulm i pjerrët

KULM I PJERRËT

Kulmi i pjerrët është pjesë e objektit e cila padrejtësisht është lënë pas dore kur bëhet fjalë për kursimin e energjisë dhe mbrojtjen nga zhurma dhe zjarri.

Konstruksioni i kulmit është më i ekspozuari ndaj ndikimeve atmosferike (shiut, dëborës, erës, diellit…), prandaj, është e domosdoshme të intervenojmë, përkatësisht të izolojmë kulmin tone të pjerrët në mënyrë cilësore. 

Kosi krov

MBROJTJA TERMIKE GJATË DIMRIT

Është e njohur përgjithësisht se shtëpia e cila është izoluar pamjaftueshëm mirë e humb kot energjinë përmes mbështjellëses së saj, por më pak është i njohur fakti se, në përqindje më të madhe, kjo energji “derdhet” pikërisht përmes kulmit të pjerrët (30-35%).

Rekomandimi ynë për izolimin e nënkulmit është kombinimi i pambukut mineral qelqor dhe guror me ECOSE® Technology, i cili do të sigurojë komforin në nënkulmin tuaj. Falë kësaj teknologjie, pambukut qelqor Knauf Insulation i është ndarë Certifikata Eurofins gold. Kjo certifikatë konfirmon se hapësirat e izoluara me pambukun tonë mineral qelqor kanë cilësi të lartë të ajrit të brendshëm, dhe kjo e rekomandon edhe më tepër këtë produkt për kulmin tuaj.

MBROJTJA NGA MBINGROHJA GJATË VERËS

Pambuku mineral guror Knauf Insulation karakterizohet me densitet të lartë, dhe, si rrjedhojë, edhe me kapacitet të madh të absorbimit dhe ruajtjes së nxehtësisë.

Kjo karakteristikë e pambukut mineral guror i jep atij përparësi në raport me materialet e tjera termoizoluese, për arsye se e zvogëlon ndikimin e temperaturës së lartë të jashtme, dhe në këtë mënyrë e parandalon mbinxehjen në periudhën e verës. 

MBROJTJA NGA ZJARRI

Kur shpërthen zjarri, konstruksioni i kulmit është posaçërisht i ndjeshëm.

Për këtë arsye, për materialet izoluese, përveç shumë kërkesave të tjera, vendoset edhe shkalla e lartë e sigurisë në aspektin e mbrojtjes nga zjarri.

Materialet izoluese nga pambuku qelqor dhe guror Knauf Insulation e kanë klasën më të lartë të reagimit ndaj zjarrit – A1, që do të thotë se ato janë të padjegshme.

Pika e lartë e shkrirjes së materialit nga pambuku mineral guror prej mbi 1000°C ofron sigurinë më të mirë në rast të zjarrit.

QETËSIA DHE PUSHIMI

Zhurma e avionëve, e trafikut rrugor apo nga sheshi fqinj i ndërtimit mund ta prishin në masë të madhe komforin e banimit.

Pambuku mineral guror Knauf Insulation, si një izolim akustik parandalon bartjen e zërit përmes pjesëve ndërtimore.

Arsyeja qëndron në strukturën fibroze të pambukut mineral guror.

SISTEMI LDS

Ky sistem me efikasitet energjetik siguron komforin maksimal në nënkulmin tuaj me kursim të energjisë.

Përparësia e sistemit LDS pasqyrohet në mbrojtjen e superiore termike (kombinimi i pambukut guror dhe qelqor), e cila është përmirësuar më tej me mbylljen hermetike e shkëlqyer dhe mbrojtjen nga ndikimi i erës.

KULM I PJERRËT