Kulm i rrafshët

KULM I RRAFSHËT

Paragjykimi është se kulmet e rrafshëta janë zgjidhja më e keqe se kulmet e pjerrëta.

Gjatë hulumtimit të dëmeve të shkaktuara në kulmet e rrafshëta në BE është treguar se mbi 80% e dëmeve janë shkaktuar për arsye të projektimit dhe zbatimit të dobët të punimeve, në radhë të parë për shkak të mosnjohjes së fizikës ndërtimore.

Ravni krov

PËRSE KULMI I RRAFSHËT?

Çdo kulm duhet të jetë mekanikisht i qëndrueshëm, i fort dhe stabil dhe funksioni i tij kryesor është që të mbrojë hapësirën e brendshme nga depërtimi i ujit por edhe të jetë i aftë për përcjelljen e avullit të ujit jashtë.

Në 50 vitet e fundit, kulmi i rrafshët është zgjedhja absolutisht dominuese e tipit të kulmit si për objektet afariste, ashtu edhe për objektet afariste-banesore.

Ravni krov

MBROJTJA NGA ZJARRI

Për zjarrin dhe pasojat e tij katastrofike mendojmë zakonisht vetëm atëherë kur është vonë, d.m.th. atëherë kur ai ndodh.

Për këtë arsye, është e rëndësishme të mendojmë paraprakisht në mënyrë që zgjidhjet të cilat i projektojmë dhe realizojmë të ofrojnë mbrojtje adekuate nga zjarri dhe të parandalojnë humbjen e jetëve të njerëzve dhe dëmet materiale.

Kur bëhet fjalë për sistemin e kulmit të radhitur me pambuk guror, rezistenca ndaj zjarrit të cilën e ofron ai është në nivelin më të lartë në krahasim me sistemet e tjera të kulmeve të rrafshëta.

Këtë e dëshmojnë Raportet e testimeve të Institutit IMS për sistemin e radhitur të kulmit të rrafshët, plotësisht në përputhje me standardin SRPS U.J1.110:1986

  • Zjarri nga BRENDA - rezistenca e konstruksionit të kulmit ndaj zjarrit në kohëzgjatje prej 60 minuta!
  • Zjarri nga JASHTË - mbulesa e kulmit, rezistenca ndaj zjarrit në kohëzgjatje prej 60 minutave!

TRASHËSITË E REKOMANDUARA TË TERMOIZOLIMIT

OBJEKTET E REJA

Për kulmin e rrafshët mbi hapësirën e ngrohur duhet të montohet izolimi termik prej min. 26cm nga pambuku mineral guror.

OBJEKTET EKZISTUESE (sanimi energjetik)

Për objektet ekzistuese duhet të montohet min. 18 cm të izolimit termik (marrim parasysh edhe izolimin ekzistues nëse i plotëson karakteristikat e nevojshme të termikës dhe qëndrueshmërisë).