Montimi i izolimit në fasadat e ventiluara

MONTIMI I IZOLIMIT NË FASADAT E VENTILUARA

Elementet kryesore të fasadës së ventiluar janë:

NËNKONSTRUKSIONI BARTËS – PROFILI HORIZONTAL DHE/OSE VERTIKAL

Mekanikisht i fiksuar për murin bartës në përputhje të plotë me udhëzimet e prodhuesit të fasadës. Roli i nënkonstruksionit është që të mbajë veshjen e jashtme të fasadës dhe të bartë ngarkesën e krijuar nga era në konstruksionin bartës.  

Postupak izolacije ventilisane fasade

IZOLIMI TERMIK - PAMBUKU MINERAL KNAUF INSULATION

Vendosni pllakat e pambukut mineral pranë njëra tjetrës, pa hapësirë ndërmjet pllakave dhe i fiksoni mekanikisht në mënyrë që të arrihet efekti i shtypjes së pllakave mbi murin bartës.

Përdorni upat e projektuara posaçërisht për fasadat e ventiluara. Tipi, gjatësia e upit dhe mënyra e montimit në përputhje të plotë me udhëzimin e prodhuesit të upave.

Numri i rekomanduar i upave është 5 copë/m, ndërsa në zonat skajore numri duhet të rritet për shkak të rrymimit më të fortë të erës.

Produktet nga pambuku mineral qelqor furnizohen ekskluzivisht të laminuara njëanshëm në voal qelqor i cili përveç rritjes shtesë të rezistencës ndaj ujit parandalon depërtimin dhe rrymimin e ajrit në vetë materialin izolues.

Rekomandimi:

Pllakat e pambukut mineral guror mund të laminohen nga njëra anë në voalin qelqor, me ngjyrë të bardhë apo të zezë, dhe në këtë mënyrë rritet edhe më tej rezistenca ndaj ujit (te veshjet e fasadës me lidhëse të hapura) si dhe rezistenca ndaj rrymimit të ajrit mbi sipërfaqen e pllakës (sidomos te objektet e larta dhe objektet ku pritet rrymimi i fortë i ajrit në shtresën për ventilim).

Postupak izolacije ventilisane fasade

SHTRESA PËR VENTILIM

Trashësia e shtresës për ventilim është 2 cm (në përputhje të plotë me rekomandimet e prodhuesit të fasadës). 

Roli i kësaj shtrese është që të largojë lagështinë nga objekti, si dhe ujin i cili eventualisht mund të depërtojë përmes lidhëseve të veshjes së fasadës.

Gjatë verës parandalon depërtimin e nxehtësisë në brendësi të objektit, ndërsa gjatë dimrit është izolator termik shtesë.

Postupak izolacije ventilisane fasade

SHTRESA E JASHTME, DEKORATIVE – VESHJA E FASADËS

Definon pamjen vizuale të objektit dhe mund të jetë nga: qelqi, mermeri, guri, alukobondi,... me lidhëse të hapura, të mbyllura, nyjore ose të palosura. 

Roli i kësaj shtrese është mbrojtja nga dielli, shiu dhe ndikimet e tjera atmosferike. Gjithashtu, kjo shtresë e pranon dhe e bartë ngarkesën e krijuar nga era mbi nënkonstruksionin bartës. 

Postupak izolacije ventilisane fasade