UDHËZIMET PËR MONTIM TË IZOLIMIT NË KULMET E RRAFSHËTA
ELEMENTET PËRBËRËSE TË KULMIT TË RRAFSHËT:
Elementet themelore të kulmit të radhitur - duke shikuar nga ana e jashtme për në brendësi janë:
- membranat hidroizoluese të kulmit (EPDM, PVC, TPO, PIB...)
- izolimi termik nga pambuku guror (familja e produkteve Smart Roof)
- barriera e avullit - LDS 35 / LDS 200 (varësisht nga përllogaritja e fizikës ndërtimore)
- pllaka mbajtëse e kulmit (betoni i armuar, elementet e parapërgatitura të betonit, llamarina trapezoide e çelikut, ...)
UDHËZIMET THEMELORE PËR MONTIM:
- mund të montohet vetëm materiali i thatë dhe i padëmtuar
- baza mbi të cilën shtrohet duhet të jetë gjithashtu e thatë
- në grupin e produkteve Smart Roof ekzistojnë produktet me karakteristika të ndryshme (fortësia në shtypje, ngarkesa punktuale, etj.) dhe atje ku projekti dhe kushtet e ekzekutimit e mundësojnë këtë, mund të bëhet kombinimi i këtyre produkteve. Në këtë rast, produktet Smart Roof BASE dhe DDP-N mund të montohet vetëm në shtresën e poshtme. Një sistem i tillë nga produktet Smart Roof BASE dhe DDP-N nuk është i rekomandueshëm
- pllakat nga pambuku guror vendosen në dy shtresa, në atë mënyrë që pllaka e shtresës së sipërme duhet të jetë e zhvendosur për gjysmën e pllakës në raport me pllakën e shtresës së poshtme edhe për nga gjatësia edhe për nga gjerësia
- duhet të sigurohet shtrimi i shtigjeve të ecjes nëse është e domosdoshme kryerja e transportit mbi izolimin termik të vendosur nga pambuku guror
PËRPARËSITË E SISTEMIT TË RADHITUR TË KULMIT:
SHPEJTËSIA E MONTIMIT:
Montimi i kulmit të tipit të radhitur është i lehtë dhe i shpejtë (ekipi me përvojë dhe i trajnuar mirë mund të kryejë edhe deri në 1000m2 të kulmit të radhitur në ditë!)
KËRKESAT TERMIKE:
Në përputhje me rregulloret e reja, trashësitë e izolimit janë 26cm dhe më tepër. Te sistemi i radhitur kjo nuk paraqet ndonjë kufizim - trashësia e shtresës së izolimit termik termoizoluese të pambukut guror mund të rritet sipas dëshirës.
RRAFSHËSIA E SIPËRFAQES:
Te sistemi i kulmeve të radhitura, problemi i denivelimit dhe i distancës rregullohet lehtësisht, si në shtresën mbajtëse (llamarina TR), ashtu edhe në shtresat e tjera (membrana termike apo membrana përfundimtare hidroizoluese).
PJERRËSIA E KULMIT:
Kulmi me membranë hidroizoluese mund të jetë praktikisht i rrafshët (d.m.th. me rënie minimale drejtë vendeve të zbrazjes së ujit) duke përfituar kështu hapësirën e dobishme (lartësinë) e objektit dhe kursyer në konstruksionin mbajtës të çelikut.
ZGJIDHJA E PJERRËSIVE - KUNJAT:
Projektuesve u ofrohet mundësia për t’i projektuar pjerrësish e domosdoshme me komponimin e pllakave nga pambuku guror (shtresat rënëse)
DËPËRTIMET NË KULM:
Në çdo kulm të rrafshët kemi depërtime, kryesisht të elementeve të ndryshme instaluese. Në sistemin e radhitur të kulmit këto detaje zgjidhen në mënyrë të thjeshtë (me ngritjen e membranës HI) dhe nuk paraqesin vende kritike në kulmin e realizuar.
TIPI DHE MADHËSIA E KONSTRUKSTIONIT TË KULMIT:
Te sistemi i radhitur, madhësia dhe tipi i konstruksionit të kulmit nuk janë të rëndësishëm për shkak se membrana është jashtëzakonisht elastike dhe secila shtresë në sistem dilaton pavarësisht. Në këtë mënyrë, praktikisht kemi HI e pandërprerë e të gjithë sipërfaqes së kulmit. Dilatacionet në konstruksionin e objektit me kulm të radhitur zgjidhen lehtësisht për shkak të elasticitetit të jashtëzakonshëm të membranës (këputja në zgjatje rreth 300%)
ÇMIMI:
Te sistemi i kulmit të radhitur çdoherë jepet çmimi i sistemit të gatshëm të kulmit për metër katror si çmimi total të cilin e paguan investitori, pa shpenzime shtesë!