Blog

Pambuku mineral guror
By Knauf on July 06, 2019

Materiali izolues me origjinë minerale përfitohet nga shkrirja e gurit me origjinë vullkanike: dolomit, diabaz dhe bazalt, në temperatura të larta. Në këtë rast përfitohet “llava”, e cila më pas thuret në fije dhe duke shtuar një lidhës unik me ECOSE® Technology shndërrohet në pllaka izoluese. 

Është një izolues i shkëlqyer termik si për periudhë Dimrit, ashtu edhe Verës. Ka një pikë të lartë të shkrirjes (mbi 1000°C) duke e bërë atë material jo të djegshëm, ideal për mbrojtje nga zjarri. 

Ai është një absorbues i energjisë akustike, si i zhurmës ashtu edhe asaj kinetike. Gjithashtu ka izolim ideal për të gjitha pozicionet në objekt, 4 

Prodhohet në fabrikën tonë në Surdulicë.

Pambuku mineral qelqor

Material izolues me origjinë minerale me përmbajtje të lartë të lëndëve të para të riciklueshme, të fituara me shkrirjen e rërës dhe shllakut të qelqit. Masa e shkrirë pastaj thuret në fije, të cilave duke i shtuar lidhësin unik me ECOSE® Technology, shndërrohen në rolne apo pllaka izoluese. 

Pambuku mineral qelqor ka karakteristika të shkëlqyera termike, akustike dhe anti-shkumore, si dhe një pikë të lartë të shkrirjes,f rreth 700°C.
 

Është një material jo i djegshëm që mbron nga zjarri dhe është ideal për pozicionet që nuk kërkojnë rezistencë të lartë ndaj presionit, e as vetë-mbajtje të materialit (kulmet e skajshme, tavanet e pezulluara, muret ndarëse).

Në tregun tonë ky pambuk vjen nga fabrikat tona në Çeki dhe herë pas here edhe nga fabrika në Turqi.

 

ÇFARË DUHET TË DINI PËR PAMBUKUN MINERAL QELQOR? 

 

Pambuku mineral qelqor – origjina 

Pambuku qelqor përfshihet në grupin e pambukut mineral për shkak të origjinës së tij minerale, më saktë – përfitohet nga shllaku i qelqit dhe rëra, përkatësisht nga kuarci dhe guri gëlqeror. Karakteristikë është se në prodhimin e tij përdoret edhe përmbajtje e lartë e ricikluar. 

Materialet e papërpunuara shkrihen në temperatura të larta dhe me këtë fitohet “llava”, e cila me ndihmën e rrotave centrifugale thuret në fije të holla të gjata. Këto fije futen në shajak (të ngjashëm me një jastëk të butë), të cilit i shtohet lidhësi revolucionar me ECOSE® Technology, nga i cili me një përpunim shtesë fitohet produkti përfundimtar - rolne apo pllaka të pambukut mineral qelqor për izolim të shkëlqyer të shtëpisë.

 

Fakte dhe keqkuptime rreth pambukut qelqor 

Edhe sot, në epokën e informacionit, ekzistojnë disinformime lidhur me pambukun mineral. Madje mund të dëgjohet për namin e keq të pambukut mineral qelqor. Nga vjen kjo? Teknologjia e mëparshme e prodhimit dhe paketimit të këtij produkti ndërtimor është interpretuar kryesisht në aspektin negativ . Ajo paketohej në thasë, fijet nuk kanë qenë mjaftueshëm të përpunuara, por kanë qenë të mprehta dhe të trasha dhe gjatë trajtimit kanë irrituar lëkurën dhe mukozën. Megjithatë, në dekadat e fundit të gjithë prodhuesit botërorë kanë avancuar teknologjinë e prodhimit, kështu që edhe pambuku qelqor është bërë produkt i sigurtë dhe me veçoritë e tij edhe produkt i pashmangshëm në ndërtim.    

Knauf Insulation është i pari që shkoi edhe një hap më tej – Në vitin 2009 lançoi Ecose®Technology – teknologjinë revolucionare të fijeve lidhëse që përdoren në prodhimin e pambukut qelqor dhe prej vitit 2016 edhe në prodhimin e pambukut mineral guror, e që nënkupton përdorimin vetëm të materialeve që në natyrë ka me bollëk. Gjatë prodhimit, pambukut nuk i shtohen formaldehide, akrilik e as bojëra. Rezultati është i mrekullueshëm: kjo teknologji, pambukut qelqor i jep butësi shtesë, zvogëlon sasinë e pluhurit dhe mundëson trajtim më të lehtë. Përveç kësaj, materialet natyrore kanë ndikuar që pambuku të ketë ngjyrë natyrale kafe, gjë që e bën të dallueshme dhe të veçantë në treg, jo vetëm në Serbi, por kudo ku vepron Knauf Insulation, pra në të gjithë botën. 

Për këtë teknologji, pambukut mineral Knauf Insulation, mes çmimeve të tjera iu dha edhe Certifikata Eurofins Gold për cilësinë e ajrit të brendshëm në ambientet ku ishte vendosur. Eurofins është një grup udhëheqës ndërkombëtar i laboratoreve që studiojnë dhe testojnë produkte industriale, ndërsa medalja e artë është më e larta që mund të merrë një produkt në kategorinë e tij. 

Prej vitit 2006, produktet e Knauf Insuation posedojnë certifikim EUCEB – që dëshmon se klasifikohen si materiale jo kancerogjene. Të gjithë ata që merren me materialet tona apo që qëndrojnë në hapësirat në të cilat janë të vendosura ato, janë plotësisht të sigurtë. 

 

 

Pambuku mineral qelqor – përparësitë 

Pambuku qelqor i Knauf Insulation është i lehtë për t’u transformuar, paketat janë të ngjeshura dhe paletizuara, kështu që zënë më pak hapësirë nëpër depo. 

Ky është një material kompakt, me karakteristika të shkëlqyera termike, nuk është i ndezshëm (ju mbron nga zjarri) dhe është hidrofobik (edhe nëse bie në kontakt me ujin, lëreni të thahet dhe vazhdoni ta përdorni atë, nuk do të humbasë asnjë nga veçoritë e tij). Me elasticitetin e tij është i paracaktuar që të përshtatet lehtë në të gjitha sipërfaqet dhe format. Thjesht ngjitet për konstruksion e instalacion duke zvogëluar mundësinë e krijimit eventual të urave termike dhe akustike. 

 

Pambuku mineral qelqor si izolator 

Ky material i jashtëzakonshëm ka veçori të shkëlqyera termike (në tregun tonë mund të gjendet pambuk me koefiçient të ndryshëm të përçueshmërisë termike, nga 0,044 W/m.K - 0,032 W/m.K – sa më i vogël numri, aq më të mira veçoritë). Për shkak të butësisë dhe elasticitetit, rekomandohet për izolimin e vendeve që nuk janë të ekspozuara ndaj presionit, siç janë kulmet e pjerrëta, tavanet e papërdorura, muret ndarëse, fasadat e ventiluara. 

Përveç balancimit të përkryer të temperaturës, në hapësirat e izoluara me këtë lesh në verë do të jetë freskët ndërsa në dimër do të jetë ngrohtë. Pambuku mineral qelqor ju ofron izolim të shkëlqyer akustik të mureve. Veçanërisht është i aplikueshëm në sisteme të mureve ndarëse me pllaka gipso-karton dhe është shumë i thjeshtë për t’u instaluar. Fakti që ky material nuk digjet e klasifikon pambukun qelqor në nivelin A1 të reagimit ndaj zjarrit – d.m.th si material i pandezshëm dhe më i rëndësishëm se kategorizimi është fakti që nëse bie tek zjarri, ky material pengon përhapjen e tij të mëtejshme. 

 

Pse pambuku qelqor? 

Të gjitha sa përmendëm më sipër në lidhje me këtë material izolues duhet të jenë një përgjigje e mjaftueshme për këtë pyetje. 

 Pambuku mineral qelqor, i parë nga pikëpamja e çmimit të tij, veçorive termofizike, kursimit të energjisë, reduktimit të emetimit të CO2 në atmosferë (si gjatë prodhimit, ashtu edhe gjatë shfrytëzimit të produktit me anë të reduktimit të nevojës për ngrohje dhe ftohje) dhe shpejtësisë së vendosjes, është një nga materialet më të mira izoluese për nga veçoritë e përgjithshme. Raporti i shkëlqyer i çmimit dhe cilësisë ka bërë që ky material të jetë një nga materialet më të njohura izoluese në botë. 

 

Pambuku qelqor dhe mjedisi jetësor

Qëndrueshmëria, reduktimi i emetimit të CO2, ndikimi ekologjik në mjedisin jetësor – janë terma pa të cilat sot nuk mund të planifikohet e as të imagjinohet ndërtimi serioz. Lajmi i mirë është që pambuku mineral qelqor përfaqëson një material ekologjik të vërtetë: sapo të vendosni pambukun qelqor në shtëpinë tuaj, do të keni më pak nevojë për ngrohje e ftohje, shpenzoni më pak energji dhe objekti juaj çliron më pak substanca të dëmshme në mjedis. 

Ose, thënë më ndryshe: pambuku mineral qelqor i vendosur parandalon emetimin e CO2 në atmosferë 121 herë më shumë, sesa konsumohet gjatë prodhimit, transportit dhe vendosjes së tij. Nuk është fare keq, apo jo?